Thënie të çmuara të Dijetarëve II
"Kërkuesit të së vërtetës i mjafton një argument ndërsa pasuesit të epsheve nuk i mjaftojnë një mijë argumente, injoranti mëson ndërsa me pasuesit e epsheve nuk kemi pune ".
"Qëllimi ( nijeti ) i mirë nuk e bën veprën e keqe të mirë ".
Shejh Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
"Kam mësuar shumë herët se e drejta nuk i jepet atij që heshte andaj njeriu duhet të krijojë nganjëherë zhurmë për të marrë at që dëshiron ".
"Nëse është njeriu me Allahun, Allahu xh,sh do të jetë me të dhe do ti dërgojë shenja kur të ketë nevojë për ti treguar për këtë ". " Nëse nuk je i kujdesshëm atëherë mediet do te të bëjë që ti urresh të përvuajturit dhe ti duash ata që shkaktojnë vuajtje ".
Malkom X, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
"Kush është Prijësi...? Prijësi është ai që jeton në istikame e jo ai që jeton në hotele ". " Kush jeton i vogël do të vdes i vogël ndërsa kush jeton për Umetin e tij madhështorë do të vdes madhështorë ".
Hatabi, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
"Historia nuk është thjeshtë tregime që tregohen, e as ngjarje që shkruhen, por ajo mësohet për të edukuar dhe përgatitur gjeneratat e reja ".
Muhamed Kutub.
" Historia është brumi i së ardhmes ".
" Si ta lusim Allahun xh,sh dhe ti kërkojmë që të na e bëjë Kuranin pranverë për zemrat tona kurse ne në esence e kemi harruar atë, nuk e lexojmë, dhe nuk jetojmë me të?! E si pra ti kërkojmë Allahut xh,sh që ta bëjë Kuranin Famëlartë pranverë të zemrave tona kurse ne nuk punojmë me këtë ilaç ".
Dr. Muhamed Ismail El-Mukdem.
"Sukseset nuk lindin përveç nëse i mëshironi vështirësitë ". " Ujin, kur e kemi e harrojmë ndërsa kur e humbim për të luftojmë ".
"Mos u turpëro nga mëkatet përderisa hyn në radhët e njerëzve por turpërohu nga përsëritja e tyre dhe të quajturit si caktime nga ana e Zotit xh,sh ".
"Nuk do të gjesh zgjidhje përderisa e mohon ekzistimin e problemit ".
Ahmed Es-Shekiri.
"Nëse ai që ka baba nuk mërzitet, a thua vallë pse të mërzitet ai që e ka Allahun xh.sh ".
"Është mirë të mbjellësh nga një lule në çdo kopsht, por më e mira është të mbjellësh përmendjen e Allahut xh,sh në gjuhen e çdo njeriu. Subhan Allahu ve bihamdihi- Subhan Allahu El-Adhim ".
Shejh Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu e mëshiroftë.
"Ne duhet që të kthehemi dhe të lexojmë nga të paret qe i ka patë ky Ummet, të mësojmë dhe të meditojmë në mënyrë që të dimë të kapemi për atë që ata ishin kapur në adhurime sepse vetëm kështu do të shkruhet edhe për ne fitorja ". Shejh Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
" Sa më shumë që më shtohen njohuritë rreth krijesave aq më shumë më shtohet besimi në Krijuesin Azze we Xhel ".
Dr. Mustafa Mahmud, Allahu e mëshiroftë.
"S'ka gjë më të mirë se sa të jesh prej atyre që e adhurojnë Allahun xh.sh në kohen kur me miliona njerëz i bëjnë mëkat Atij në mbar boten. Vendin më të lart tek Allahu xh,sh do ta kenë ata të cilët adhurojnë Allahun në kohen kur të tjerët devijojnë, ata të cilët i nënshtrohen Allahut xh,sh kur tjerët refuzojnë, ata të cilët Allahun xh,sh e përkujtojnë kur tjerët e harrojnë ".
"A dëshiron te të pasojnë njerëzit në at që e vepron...? Dije se ajo është më të vërtet një ndjenjë e mirë por që do të jetë ose në peshoren tënde të veprave të mira ose në peshoren tënde të veprave të këqija. Dallim i madh është në mes asaj që të jesh i pari që ngrihesh për tu falur në shtëpi dhe në mes asaj që të jesh i pari i cili pi alkool ".
Dr.Emxhed Korsha.
"Zotërinjtë e kësaj bote janë ata të cilët zakonisht nga lumturia e shtojnë dashurin për Allahun Subhanehu we Teala ".
"Nëse e dëgjon telefonin duke cingëruar sigurisht se dikush dëshiron të kontaktojë me ty... Po ashtu nëse e dëgjon Ezanin sigurisht se Krijuesi i tërë njerëzisë dhe i tërë botes dëshiron të kontaktojë me ty, atëherë në bazë të dëshirës dhe kujdesit tënde do
të jetë edhe përgjigjja jote ".
Dr. Ibrahim El-Fekij, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
"Formula më e thjeshtë...?
Ji i sinqertë në nijetin tënd të donë Allahu xh,sh dhe për ty bënë pranim në tokë e kështu do te të duan edhe njerëzit " .
"Mirësia më e madhe... ?
Elhamdulilah që Allahu xh,sh na e ka ruajtur fenë tonë dhe na ka mundësuar që të qëndrojmë herë pas here mes duarve të Tij, kur shumë prej njerëzve e kanë shitur fenë e tyre për shumë pak gjera të kësaj bote ".
Dr. Khalid Ebu Shadi.
"Përkujtojeni fjalën e Seid Kutubit kur thotë se" Njerëzit nuk dërgohen duar lidhur për të bërë ibadetë ", andaj edhe ne dëshirojmë që njerëzit të shkojnë me vetë dëshirë për të bërë ibadetë ndaj Zotit të tyre andaj edhe duhet që ti thirrmi me mirësi ".
"Namazi është dy llojesh, njëri rehatohesh në të e tjetri rehatohesh prej tij. Të parin e pret derisa të i vijë koha për ta falur, ndërsa tjetrin e len derisa ti del koha ".
Fadil Sulejman
" Ashtu siç ke dëshirë të sillen njerëzit me ty ashtu sillu me ta, ashtu siç ke dëshirë të i mbulojnë të metat tua ashtu mbulojë të tyre, ashtu siç ke dëshirë të kenë mëshirë për ty ashtu ki mëshirë për ta. Nuk beson askush prej jush derisa te mos ia dojë vëllait at që ia donë vetes ".
" Nëse i shkruani synimet tuaja në letër dhe kësaj i vendosni kohen e duhur, mandej e shkruani edhe një plan logjik për të realizuar qëllimet tuaja dhe çdo ditë angazhoheni nga pak që të realizoni qëllimet tuaja. Do të shihni se veç keni arritur të realizoni shumë prej qëllimeve tuaja ". Dr. Nebil El-Evadi.
"Nuk është kthimi drejt Islamit të shkruarit Allahu Ekber, por kthim drejt Islamit është kur ne i mbushim zemrat me Allahu Ekber dhe këtë e marrim si motiv të veprave tona dhe qellim të jetëve tona ".
Muhamed El-Gazali.
"Vëlla, ti je i lirë prapa grilave.... Vëlla, ti je i lirë edhe përkundër prangave...
Nëse je i lidhur me Allahun xh,sh... Ç’farë demi kanë prangat e të robëruarve...? Vëlla, ushtria e errësirës do të bie, dhe mbi këtë gjithësi një mëngjes i ri do të vije, andaj liroja shpirtit tënd rrezet e tij që ta shohësh që nga larg këtë agim". " Do të hakmerrem, por për Allahun dhe Fenë,do të vazhdojë në rrugën time me bindje. Ose do të triumfojë mbi krijesat ose do të arrijë të pavdekshmit tek Allahu xh,sh ".
Seid Kutub, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
"Sa më shumë që afrohet fitorja aq më shumë shtohen sprovat ". " Përderisa ju jeni gjallë atëherë çdo gjë mund të ketë përmirësim ".
Dr. Ragib Es-Serxhani
"Kur e shoh dobësinë e të vepruarit në çështjet madhore të këtij Umeti-siç është rasti me Shamin- çuditem se si ka mundur që kufijtë të cilët i vendosen kolonialistët e vendeve arabe të shndërrohen në kufij tek zemrat e disa muslimanëve ".
Dr. Nasir El-Umeri.
"Çka është trimëria...? Trimëria nuk është të vazhduarit në gabim, por trimëri është të pranuarit e gabimit dhe mos përsëritja e tij ". " Zgjidhi fjalët më të bukura ashtu siç i zgjidhë frutat më të bukura ".
Shejh Muhamed El-Arifi.
"Lotët janë gjaku i shpirtit ".
Mustafa Sadik Er-Rafi'i.
" Të shumtë janë ata që i ngritin njerëzit , por me të rënë ngritësi bie edhe i ngrituri. Ndërsa atë që e ngrite Allahu xh,sh ai nuk do të bie asnjëherë sepse Allahu xh,sh është i pavdekshëm ". Shejh Abd El-Alaziz Et-Turejfi.
"O ti që rrinë zgjuar në facebook, twitter dhe rrjete tjera sociale, a nuk i jep lëmoshë vetes tënde dy rekate namaz në pjesën e tretë të fundit të natës...?
Do të ishte më mirë për ty se kjo botë me gjithë çka ka në të ".
Dr. Aid El-Karni.
"Çka është Umeti...?
Asgjë më shumë sesa unë, ti , ai, ajo, ata, ato andaj nëse çdo njëri prej nesh nuk e përmirëson vetën nuk do të ketë përmirësim as për Umetin ".
Ali Et-Tantavi, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
" Nëse nuk jetojmë mbi këtë tokë me nderë atëherë më mirë do të ishte të jetojmë në brendinë e saj ".
" Humbi morali e me të edhe rrësku ".
Abd El-Hamid Kishk, Allahu xh,sh e mëshiroftë.
/mesazhi/Artan Musliu/

10 Këshilla në lidhje me bashkëshortin
1. Bëj dua që Allahu ta bëjë martesën dhe marrëdhëniet tuaja të suksesshme.
Të gjitha gjërat e mira vijnë nga Allahu. Mos harro t’i lutesh Allahut që të të japë një martesë të suksesshme, që nis në këtë botë dhe vazhdon, me mëshirën e Allahut, në ahiret.
2. Dëgjo dhe bindu! Bindja ndaj bashkëshortit është farz. Bashkëshorti yt është udhëheqës i shtëpisë. Jepja këtë të drejtë dhe respekt.
3. Gjithnjë mundohu ta kënaqësh burrin tënd, sepse ai është çelësi yt për xhenet. I Dërguari i Allahut alejhi selam na ka mësuar se ajo grua që vdes në një gjendje në të cilën bashkëshorti i saj është i kënaqur me të, do të hyjë në xhenet. Prandaj, kënaqe atë.
4. Zënka është si zjarri në shtëpi. Shuaje atë me një “Më fal”, edhe nëse nuk është faji yt. Nëse kundërpërgjigjesh, vetëm sa i shton dru zjarrit. Sa mirë mbyllet një zënkë kur thua sinqerisht: “Shiko, më vjen keq. Le të jemi shokë sërish.”
5. Falënderoje rregullisht bashkëshortin tënd për gjërat e mira që ai bën. Falënderimi është një ndër teknikat më të rëndësishme. Mosmirënjohja është një cilësi e grave të xhehenemit.
6. Bëj shaka dhe luaj me bashkëshortin tënd. Një sekret i burrave: Ata kërkojnë gra të hareshme dhe me ndjenjë humori. I Dërguari i Allahut i tha Xhabirit që të martohej me një grua që do ta bënte për të qeshur dhe që ai do ta bënte atë për të qeshur.
7. Vishu bukur në shtëpi. Si bashkëshorte, vër për burrin tënd bizhuteritë e tua dhe vish rrobat e bukura që ke.
8. Shiko cilësitë e hyrive dhe përpiqu t’i imitosh ato. Kurani dhe Suneti e përshkruajnë gruan në xhenet me disa karakteristika, si për shembull veshin mëndafsh, lyejnë sytë me kohl dhe këndojnë për bashkëshortin. Vish edhe ti mëndafsh, lyeji sytë me kohl dhe këndo për burrin tënd.
9. Kur burri yt të vijë në shtëpi, prite me përshëndetje të bukur. Imagjino kur burri yt e gjen shtëpinë të pastër, gruan të veshur mirë, fëmijët e rregullt dhe ushqimin e shijshëm. Si do të ndikonte kjo te dashuria e tij për ty? Po e kundërta?
10. Përdor bukurinë që ta ka dhuruar Allahu, që t’i fitosh zemrën burrit tënd.
Shkruar nga Muhammad Sherif

A do të lirohesh prej zjarrit në RAMAZAN ?
Muhamedi, alejhis selam, ka thënë: “Nuk do të hyn në zjarr të xhehenemit ai që qan nga frikë-respekti ndaj Allahut”.
Falënderimi i qoftë All-llahu,paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Muaji i Ramazanit në të cilën u zbrit Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues…” (El-Bekare, 185)
Motër e nderuar, All-llahu [subhanehu ve teala] veçoi muajin e Ramazanit me veçori dhe vlera të shumta, madje përmes tyre i dha vlerë njeriu besimtar që të gradohet edhe më shumë përmes tyre. Ai bëri që gjatë këtij muaji çdo ditë ta zbukuron Xhennetin e Tij dhe thotë:
“Kam frikë se robërit e mi të mirë to të pasojnë prek tyre dëme dhe pengesa, e pastaj do të ecin drejt tij”.
Madje bëri që melekët të kërkojnë falje për agjëruesit derisa ai të hajë iftar. Pastaj gjatë këtij muaji prangosë shejtanët dhe i hapë dyert e Xhenetit dhe i mbyllë dyert e xhehennemit.
Bëri që në këtë muaj të gjindet nata e Kadrit e cila është më e mirë se një mijë muaj, e ai i cili nuk mundet të fiton të mirën e saj, nuk mund të fiton të mira.
Përvec këtyreve, agjëruesve ua falë mëkatet në natën e fundit të Ramazanit, saqë çdo natë i nxjerrë disa njerëz prej zjarrit të Xhehennemit.
-Andaj motër e dashur, një muaj me veçori dhe vlera të tilla a thua vallë si do ta presesh?
Robi i mirë e pret me pendim të sinqertë, me vendosmëri për shfrytëzimin e këtij muaji, duke harxhuar kohën e tij në vepra të mira, duke lutur All-llahun që ta ndihmojë në këtë adhurim.
Disa vepra të mira, të cilat duhet të veprohen edhe më tepër në Ramazan:
-Namazi i natës:
All-llahu [subhanehu ve teala]thotë:
“E robërit e Mëshiruesit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqë!” dhe për hirë të Zotit të tyre natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen)” (Furkan, 63-64)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ai që falet natën gjatë ramazanit me besim në All-llahun dhe shpresim në shpërblimin e All-llahut, i falen mëkatet e mëparshme” (Buhari dhe Muslim)
Falja e namazit të natës ka qenë praktika e Pejgamberit alejhisselam dhe sahabëve të tij. Aisha [radijall-llahu anha] thotë:
“Mos e le namazin e natës, nga se Pejgamberi nuk e linte, e kur sëmurej ose bëhej dembel, falej ulur.”
Kurse Omeri [radijall-llahu anhu] falej deri në gjysmë të natës sa donte, e në gjysmë tjetër të natës zgjonte familjen e tij për të falë duke u thënë:
“Namazi, namazi”
Transmeton Said ibën Zejdi, i cili thotë:
“Imami lexonte me qindra ajete, derisa mbështeteshim në shkopinj, nga të ndejturit në këmbë dhe nuk ndaheshim (nuk kryhej namazi) deri para agjërimit”.
- Leximi i Ku’ranit
Motër e nderuar po i përmendi dy vepra të të parëve tanë:
a}Leximi i shumtë i Kur’anit, dhe
b}Qajtja gjatë leximit ose ndëgjimit të Kur’anit nga frikërespekti.
Muaji i ramazanit është muaji i Kur’anit
Xhibrili alejhisselam ia mësonte Kur’anin Pejgamberit alejhisselam në Ramazan. Disa prej selefit bënin hatme gjatë muajit të Ramazanit për çdo tre ditë e disa tjerë për çdo shtatë ditë, e disa tjerë për çdo ditë lexonin Kur’an në namaz dhe atë në vende të ndryshme.
Shafiu [rahimehull-llah] bënte 60 hatme gjatë Ramazanit, të cilët i lexonte jashtë namazit. Kurse Zuhriu [rahimehull-llah] kur vinte Ramazani ikte prej tubimeve të hadithit dhe diturisë dhe lexonte Kur’an prej Mus’hafit.
Sufjan Theuriu [rahimehull-llah] kur vinte Ramazani i linte të gjitha adhurimet (nafile) dhe lexonte Kur’an.
Ibën Rexhepi thotë: Ndalohet leximi i Kur’anit në më pak se tre ditë për atë që vazhdon këtë vepër, kurse sa i takon kohëve të bekuara siç është muaji i Ramazanit, sidomos netët kur kërkohet nata e Kadrit, ose në vende të vlefshme siç është Mekeja për ata që nuk janë të Mekës është mustehab leximi i shumtë i Kur’anit duke shfrytëzuar këtë kohë dhe vend të vlefshëm.
Qajtja gjatë leximit të Kur’anit. Selefu salihi nuk kanë lexuar Kur’anin siç lexohet poezia, pa mendim dhe kuptim, por ato lëviznin edhe zemrat e tyre gjatë leximit të Kur’anit. Transmeton Buhariu nga Abdullah Ibën Mes’udi [raidjall-llahu anhu] i cili thotë: Pejgamberi më tha:
“Lexo”. Unë i thashë: “Të lexoj para teje, duke e ditur se Kur’ani mbi ty ka zbritur”. Ai tha: “Kam dëshirë ta dëgjoj prej tjerëve. (Abdulla Ibën Mes’udi) tha: “Lexova suren Nisa deri sa erdha tek ajeti:
“Dhe si do të jetë gjendja e atyre, kur Ne do të sjellim dëshmitar për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitar mbi ta”, (Nisa: 41) kur ai më tha: “Të mjafton”. U ktheva kah ai dhe pashë se i lotonin sytë.
Transmeton ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Kur zbriti ajeti: “A prej këtij ligjerimi po çuditeni? E po qeshni e nuk po qani?” (Nexhm: 59-60), qajtën Ehli Sufeja, derisa u derdhën lotët mbi qafën e tyre. Kur ndëgjoi Pejgamberi qajtjen e tyre, qajti edhe ai, e ne qajtëm bashkë me të. Në këtë rast Pejgamberi tha:
“Nuk do të hyn në zjarr të Xhehennemit ai që qanë nga frikërespekti ndaj All-llahut”.
Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] lexoi suren Mutafifin deri sa erdhi tek ajeti: “Në ditën kur njerëzit ngriten për të dalë para Zotit të botëve” (Mutafifin: 6), kur qajti derisa u alivanos, e nuk vazhdoi më tepër.
Transmetohet nga Muzahim Ibën Zuferi, i cili thotë: “Na e fali namazin e akshamit Sufjan Theuriu, i cili lexoi fatihanë deri sa arriti tek ajeti: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!”, kur qajti derisa ndërpreu leximin e Kur’anit, e pastaj përsëri e vazhdoi suren Fatiha.
Së fundi, motër e dashur, pas shëtitjes sonë kopshteve të Xhennetit në të cilat na bëjnë hije veprat e mira, të tërheqim vërejtjen nga një vepër e rëndësishme. Ajo është ihlasi (sinqeriteti). Ngaqë, sa agjëruesit nuk kanë nga agjërimi i tyre vetëm se etje dhe uri, dhe sa prej tyre që falin namaz të natës, nuk kanë pos lodhje dhe pagjumësi? All-llahu na ruajtë prej kësaj.
Nga ky shkak shohim se Pejgamberi përforcon këtë çështje duke thënë:
"Me besim (në All-llahun) dhe shpresim (në shpërblimin e All-llahut)."
Të parët tanë, veprat të mira të tyre i kanë fshehur, duke pasur frikë syefaqësinë (rijanë).
Transmetohet nga Muhammed Ibën Vasiu, i cili thotë: "Kam takuar njerëz të cilët vendonin kryet me kryet e grave të tyre në një jastëk, e jastëku lagej nga lotët e tij, kurse gruaja e tij nuk e hetonte. Gjithashtu kam takuar njerëz që duke qenë në saf qanin, kurse askush nuk e hetonte se po qan!
Ejub Sihtijani gjthë natën falej, e kur vinte mëngjesi ngrinte zërin, sikurse është ngritur në ato çaste.
Transmetohet nga Ibën Ebi Adiu, i cili thotë: "Davud Ibën Ebi Hindi ka agjëruar 40 vjet duke mos e ditur familja e tij ishtye këpuctar, andaj çdo ditë merrte me veti ushqim të cilin e jepte sadaka rrugës, kurse kur kthehej në mbrëmje hante me to.
Sufjan Theuriu thotë: "Më kanë treguar se një rob vepron një vepër të mirë fshehurazi, e shejtani pa ndërprerë mundohet që ai të tregon këtë vepër, e pastaj pasiqë ai të tregon këtë vepër, shejtani mundohet që ai të kërkon të falënderohet për këtë vepër, me ç'rast hyn në rija, syefaqësi.
-Sadakaja
Pejgamberi ishte njeriu më bujar, kurse edhe më bujar ishte gjatë Ramazanit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
Sadakaja më e mirë është sadakaja që jepet në Ramazan”.
Omeri [radijall-llahu anhu] thotë:
“Pejgamberi na urdhëroi që të japim sadaka. Meqë unë posedoja pasuri, thashë: “Sot do t’i kalojë Ebu bekrit”. Andaj erdha në gjysmën e pasurisë. Kurse Pejgamberi më tha: “çka le familjes?” Unë i thashë: Sa kjo që dhashë”. Në këtë rast erdhi Ebu Bekri me gjithë pasurinë, e Pejgamberi i tha: “çka i le familjes” Tha: “Ua lash All-llahun dhe Pejgamberin., Thashë (Omeri): “Nuk munda të të kalojë në asnjë send”.
Motër e dashur, sadakaja gjatë ramazanit ka veçori të shumta, prandaj mundohu që të shfrytëzosh çdo rast për të dhënë sadaka.
Sadakaja është shumëllojësh:
-Dhënia ushqim:
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ata janë që për hirë të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hirë të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojnë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe e dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu ata me Xhennet dhe me petka mëndafshi” (Insan, 8-12).
Selefu salihi i jepnin rëndësi të madhe dhënies ushqim qoftë të vafrfërve ose vëllaut të uritur, pra nuk është kusht që t’i jipet ushqim vetëm të varfurit. Disa prej selefit thonë: Që të thërasë dhjetë shokë të mij dhe t’u ofroj ushqim të cilin e dëshiroj, është më e dashur tek unë se të lëshojë (lirojë) dhjetë robër. Shumë prej selefit jepnin iftarin e tij tjetrit edhe pse ishin agjërues.
Gjithashtu ka pasë të tillë që u kanë ofruar ushqimin vllezërve të tyre dhu u kanë shërbyer, sikurse ai ka qenë agjërues.
Nga ky adhurim burojnë shumë adhurime, siç është dashuria ndërmjet vllezërve, e cila është për shkak të hyrjes në Xhennet, siç thotë Pejgamberi:
“Nuk do të hyni në Xhennet dersia të besoni, e nuk do të besoni derisa të duheni mes veti…”.
Gjithashtu, bëhen tubime të njerëzve të mirë dhe shpreson në shpërblim për atë që u ndihmon me ushqim tënd që të forcohen për adhurime etj.
T’u japesh iftar agjëruesve:

“Ai që i ofron iftar agjëruesit, ka shpërblim sikur shpërblimi i agjëruesit duke mos u pakësuar asgjë ngashpërblimi i agjëruesit.”

“Ai që i ofron iftar agjëruesit ose përgatit një luftëtar, ka shpërblim sikur shpërblimi i tyre”.
Andaj kërkohet nga ne që të jemi shume vizionare e jo dembele e të lëshojme rastin të na ikin këto mirësi ose edhe ta konsiderojmë muajin e ramazanit sic i kosniderojmë muajt e tjerë, ngaqë ky muaj nuk është si ata po është muaj i mbushur e i stermbushur përplot me mirësi pikërishtë për besimtarët, dhe kjo na jepe të kuptojmë edhe më shumë se sa shumë na don All-llahu, atëherë ta duam vetvetën se po e poseduam të kundërtën do të pason më e keqja për ne, All-llahu na ruajte.
Për fund lus All-llahun për vete dhe për ju që të na I fal të gjitha mëkatet e bëra si dhe na e pranoftë agjërimin dhe adhurimet në te. Na e shtofte dijën e dobishme veprat e mira sinqeritetin dhe devotshmërinë. Amin!

Gruja ime . . . Të Dua !
Shpalosja e ndjenjës së dashurisë mes bashkëshortëve konsiderohet si një ndër shtyllat e jetesës bashkëshortore dhe argument i ndjenjave e emocioneve të ndërsjella mes dy bashkëshortëve. Përtëritja e jetës bashkëshortore ndërmjet burrit dhe gruas është e domosdoshme, që të mënjanohet kështu rutina e monotonia, në të cilat janë të përfshirë shumë çifte bashkëshortore.
Shumë hulumtime tregojnë, se ndër shkaqet kryesore që i dobësojnë marrëdhëniet bashkëshortore është koha e pakët, të cilën e ndajnë çdo njëri nga të dy bashkëshortët me tjetrin në ruajtjen e këtyre marrëdhënieve.
Problemet dhe obligimet e shumta të jetës, të cilat shpesh janë spontane, nganjëherë i privojnë disa çifte bashkëshortore nga rehatia familjare dhe koha për të qëndruar së bashku, si dhe për shpalosjen e ndjenjave të dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Shpalosja e ndjenjave të dashurisë mes bashkëshortëve mund të bëhet në disa mënyra, si:
a) Shprehja e dashurisë sinqerisht nga bashkëshortët për njëri-tjetrin
b) Përmes respektit e vlerësimit nga bashkëshortët për njëri-tjetrin,
c) Përmes sjelljes së mirë, interesimit për njëri-tjetrin,
d) Përmes dhuratave e mesazheve, e të ndihmuarit njëri-tjetrit.
Përmes mirëkuptimit, e cila është mënyra më e mirë për shprehjen e dashurisë mes dy bashkëshortëve, që nënkupton se secili nga bashkëshortët duhet ta kuptojë palën tjetër, pasi ta ketë kuptuar vetveten dhe rolin në familje. Në këtë mënyrë është shumë lehtë të ketë sjellje të shëndoshë me palën tjetër dhe mund ta shprehë dashurinë pa ngurrim, sepse gruaja është bërë pjesë e burrit të saj dhe burri është bërë pjesë e saj. Shprehja e dashurisë përmes fjalëve mbetet mënyra më e mirë, më e suksesshme dhe më e shpejtë për të arritur në zemrën e bashkëshortit tjetër. Argument për këtë konsiderohet nxitja e Islamit në shpalosjen e dashurisë e dashamirësisë ndaj të tjerëve. Allahu i Lartësuar thotë: "...dashuria e atyre që besuan Allahun është shume më e fortë" Bekare 165. "Dhe, o populli im, ç'është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr. Më thirrni ta mohoj Allahun dhe ta adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për tek i Gjithëfuqishmi, Mëkatfalësi." Gafir 41-42.
Na përcjell Mikdam ibën Madiu, se i Dërguari paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: "Kur dikush nga ju e do vëllanë e tij, atëherë le t'i tregojë se e do atë." Ahmedi.
Nëse ky është raporti me njerëzit në përgjithësi, atëherë si duhet të jetë me bashkëshortët, lidhjen e të cilëve Allahu i Lartësuar e cilëson si lidhjen më admiruese. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe nga argumentet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë" Rrum 22.
I Dërguari i Allahut paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, na jep shembullin më të mirë, në shpalosjen e dashurisë për gruan e tij. Ai, madje në prani të të gjithëve thotë, se e dua nënën e besimtarëve, Ajshen, Allahu qoftë i kënaqur me të. Na përcjell Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: "Shkova tek i Dërguari i Allahut dhe e pyeta: Kë e do më shumë nga njerëzit? -Ajshen,- tha. I thashë: E nga burrat cilin?- Babain e saj,- tha. -Pastaj cilin?- Omerin,- tha, dhe i përmendi edhe disa të tjerë". Buhariu dhe Muslimi.
Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me te, thotë: I thashë: O i Dërguari i Allahut, çfarë thua ti, nëse je në një luginë, e në të ka një pemë prej së cilës është ngrënë dhe një tjetër që nuk është ngrënë prej saj, në cilën prej tyre do ta kullosësh kafshën?- Në atë prej së cilës nuk është kullotur nga askush,- tha.- Me këtë thënie, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka si qëllim, se i Dërguari paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nuk u martua me asnjë beqareshë tjetër, pos saj. Buhariu.
Transmetohet se një ditë Muhamed ibën Kajsi u tha shokëve të vet: A dëshironi t’iu tregoj diçka për nënën time?- Ata thanë: Ne menduam se do të na tregojë për nënën, e cila e ka lindur, mirëpo ai vazhdoi duke na thënë: Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, na tha: A nuk dëshironi t’ju tregoj diçka që ka ndodhur mes meje dhe të Dërguarit të Allahut?- Ne i thamë: Gjithsesi.- Ajo tha: Kur i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, e kishte radhën tek unë, erdhi në dhomë, e hoqi pallton, zbathi këpucët, të cilat i vendosi tek këmbët e tij, ndërsa pallton e shtroi sipër shtratit dhe pastaj u mbështet në të. Qëndroi deri sa kuptoi se kisha fjetur, veshi pallton, u mbath ngadalë, hapi derën, doli jashtë dhe e mbylli atë ngadalë.
Edhe unë u vesha dhe dola pas tij. Arriti në varrezat e Bekisë, qëndroi gjatë dhe pastaj ngriti duart tre herë. Pastaj u kthye, u ktheva edhe unë, nxitoi, nxitoja edhe unë derisa arriti në shtëpi, mirëpo unë arrita para tij.
Sapo u mbështeta, arriti dhe më tha: Çfarë ke o Aishe, që të është shpeshtuar frymëmarrja?- Asgjë,- i thashë.- Ose do të më tregosh, ose më tregon Allahu i Gjithëdijshëm,- më tha ai. I thashë: Flijofsha për ty nënë e baba, o i Dërguari i Allahut,- dhe ia tregova ngjarjen. -A ti ishe ajo errësira që ecte para meje?- Më tha. -Po,- i thashë.
Më goditi me dorë në gjoks e më tha: A mendon ti, se të bëjnë padrejtësi Allahu dhe i Dërguari i tij?- Ajo tha: -Sado që fshehin njerëzit, Allahu e di se çfarë fshehin.- Ashtu është,- më tha.
Pastaj i Dërguari paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, vazhdoi duke thënë: Më erdhi Xhibrili dhe më thirri. Shprehi respekt ndaj teje dhe iu përgjigja. Ai asnjëherë nuk hyn në dhomën tënde pasi t'i kesh hequr rrobat. Ndërsa unë mendova se kishe fjetur, nuk dëshirova të të zgjoja dhe u frikësova se mos do të frikësoheshe nga vetmia.
Xhibrili më tha: -Zoti yt të urdhëron, që të shkosh në varrezat Bekije dhe të kërkosh falje për banorët e saj.- Aishja thotë: I thashë: -Si të lutem unë për ta, o i Dërguari i Allahut?- Më tha: Thuaj:
Selami qoftë mbi ju o banorët e varrezave, muslimanë e besimtarë, Allahu i mëshiroftë ata që shkuan para nesh dhe ata që do të vijnë pas tyre dhe ne me lejen e Allahut do t’ju bashkëngjitemi juve. Muslimi.
Dashuria mes të Dërguarit paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe Aishes Allahu qoftë i kënaqur me të, arrin deri në shkallën e komunikimit me ndjenja dhe fjalë indirekte. Na përcjellë Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë: I Dërguari i Allahut paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: "Unë e kuptoj, nëse je e kënaqur me mua apo e hidhëruar. I thashë: Si e kupton këtë?- Ai tha: Nëse je e kënaqur me mua thua (betohesh): Jo për Zotin e Muhamedit, e nëse je e hidhëruar thua: Jo për Zotin e Ibrahimit.- Ajo tha: Ashtu është. Për Allahun nuk braktis në ato çaste, përveçse emrin tënd. Buhariu dhe Muslimi.
Edhe në momentet e mospajtimit, nuk i harronin shprehjet e mira. “Na përcjell Numan ibën Beshir se Ebu Bekri Allahu qoftë i kënaqur me ta, erdhi tek i Dërguari i Allahut, kërkoi leje nga ai dhe pasi hyri brenda, pa se Aishja, vajza e tij, e kishte ngritur zërin ndaj të Dërguarit paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. Për Ebu Bekrin kjo situatë ishte shumë e rëndë. Iu drejtua asaj duke i thënë: Oj e bija e Umi Rumanes, a po e ngre zërin ndaj të Dërguarit të Allahut,- dhe më pas e goditi Aishen Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Ajo më pas filloi të fshihet pas shpinës së të Dërguarit paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të.
Pasi iku Ebu Bekri i Dërguari paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, iu drejtua Aishes me këto fjalë: A nuk e sheh, që unë ndërhyra mes teje dhe babait tënd?- Ebu Bekri Allahu qoftë i kënaqur me të, u kthye prapë tek shtëpia e të Dërguarit dhe pasi kërkoi leje nga ai, pa se ata po qeshnin. Ebu Bekri i tha: O i Dërguari i Allahut, dua të jem pjesëmarrës në harenë tuaj, ashtu siç isha pjesëmarrës në zënkën tuaj.” Ahmedi dhe Ebu Davudi
I Dërguari paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nxiste vazhdimisht, që mes bashkëshortëve të qarkullojnë gjithnjë fjalë falënderuese e dashurie, posaçërisht prej gruas. Transmeton Abdullah ibën Amër ibën As, se i Dërguari paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu nuk e shikon një grua, e cila nuk e falënderon burrin e saj, përderisa ajo nuk mund të bëjë pa të." Nesaiu, Albani thotë që hadithi është i saktë. Edhe sahabet, madje edhe tabiinët ndoqën rrugën e të Dërguarit paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, në shprehjen e ndjenjave të dashurisë mes bashkëshortëve. Historianë të shumtë tregojnë, se Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit Allahu qoftë i kënaqur me të dy, u martua më Atike bint Amër bint Nufej, e cila ishte vajza më e bukur te Kurejshitët, por edhe Abdurrahmani ishte shumë i bukur dhe respektues i denjë i prindërve. Pasi u martua me të ajo dominoi ndaj mendjes së tij dhe Abdurrahmani e donte atë tej mase. Kjo gjë ishte e padëshiruar për babanë e tij Ebu Bekrin. Një ditë kalon pranë birit të vet, i cili ishte në shtëpinë e tij dhe iu drejtua me këto fjalë: O biri im! Po shoh se kjo grua të ka habitur dhe ka dominuar ndaj mendjes sate, prandaj mendoj se ti duhet ta shkurorëzosh atë.- Ai ia ktheu: Nuk mundem, o babai im.- Ebu Bekri ia ktheu: Atëherë, të betohem që ta shkurorëzosh.- Kështu, Abdurrahmani u ndie i pafuqishëm ta refuzonte urdhrin e të atit dhe e shkurorëzoi gruan e vet, mirëpo u mërzit aq shumë, saqë filloi të mos hajë dhe të mos pijë. Disa njerëz i thanë Ebu Bekrit: E vrave birin tënd për së gjalli.- Kur ai po kalonte pranë të birit, i cili nuk e shikoi e dëgjoi atë duke recituar vargje në të cilat shprehte pikëllimin e thellë dhe dëshirën për të qenë me ish-gruan e tij.
Ebu Bekri i prekur nga fjalët që dëgjoi prej të birit i doli përpara dhe i tha: O robi Allahut, ktheje Atikën.-Abdurrahmani i ngazëllyer tha: Të marr për dëshmitar për ta kthyer,- ndërkaq pa njërin nga robërit e tij me emrin Ejmen, dhe i tha: O Ejmen, të liroj nga robëria për hir të Allahut dhe po të marr për dëshmitar, që ta kthej Atikën.- Dhe në këtë gjendje ngazëllimi vrapoi drejt shtëpisë së Atikës, duke recituar vargje në të cilat shprehte harenë e madhe.
Transmeton Zubejri nga babai i tij, i cili thotë: Ishte në Medinë një njeri nga Kurejshitët, i cili e donte shumë gruan e tij dhe ajo e donte atë shumë. Dashuria e madhe ndaj saj e pengonte atë në kërkimin e furnizimit, ngaqë nuk mund të ndahej nga ajo. Meqë iu përkeqësua gjendja sociale dhe iu shtuan borxhet, nga frika se mos po e humb gruan e tij (ajo do t’i kërkonte shkurorëzimin për shkak të varfërisë), i tha: Për Allahun, unë të dua shumë dhe nuk mund të të shoh në këtë gjendje që jemi ne, pra, më përgatit gjërat për udhëtim.- Shkoi në Sham te Muavia, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia tregoi gjendjen e vet, ndërsa Muavia urdhëroi që t'i jepen një mijë dinarë. Muavia, Allahu qoftë i kënaqur me të i tha: Merri këto, ngase e kuptuam dashurinë e madhe, që ke për gruan tënde dhe urrejtjen e madhe për ndarjen prej saj.
Është pyetur Ebu Uthman Nisaburi, se cila është vepra më shpresëdhënëse për ty tek Allahu?- Ai është përgjigjur: Ndërsa unë refuzoja që të martohem, më erdhi një vajzë dhe më tha: O Ebu Uthman, të betohem në Allahun, që të martohesh me mua. Ftova babanë e saj, i cili ishte shumë i varfër. Ai u gëzua shumë, dhe u martuam. Pasi u martuam e kuptova, se ajo vajzë ishte e verbër nga njëri sy dhe çalonte. Mirëpo nga dashuria e madhe që kishte për mua, nuk më lejonte të dal nga shtëpia. Për të mos ia thyer zemrën, nuk dilja jashtë dhe nuk ia shprehja mërzinë. Kështu vazhduam për pesëmbëdhjetë vite derisa vdiq ajo, dhe nuk kam vepër më shpresëdhënëse se sa mos-thyerja e zemrës së saj.
Ndjenja e dashurisë është ndër ndjenjat shumë të rëndësishme dhe kuptimplote, ngase vendbanimi i saj është zemra. Kështu që zemra është një botë sekrete dhe mund të arrihet në brendësi të saj përveçse një ndërmjetës si gjuha. Gjuha është një mjet shumë i rëndësishëm, e cila shpalos atë që fshihet në zemër. Ndërsa ndjenjat e emocionet, që gjenden vetëm në zemër, nuk mjaftojnë për avancimin e dashurisë mes bashkëshortëve. Pra, duhet që patjetër këto ndjenja të shpalosen e të zbresin nga zemra në rrafshin e gjerë. Shpalosja e ndjenjës së dashurisë mes bashkëshortëve është shkak që mes tyre të vazhdojë lumturia, dashuria, mirëkuptimi, njëherit shkak edhe i përhapjes së shpirtit të optimizmit, edhe mes anëtarëve të tjerë të familjes.

Shkaqet e Problemeve në Martesë
1. Gjynahet dhe Veprat e këqia.
2. Pakujdesia.
3. Padëgjueshmëria.
4. Ndërhyrjet e Farefisit.
5. Xhelozia qortuese.
6. Përshperitjet e Shejtanit.
7. Përzirja ne Punët e tjetrit.
8. Shfrytezimi i Autoriteti te njerit nga tjerti ne çiftin bashkëshortor.
9. Dyshimet.
10. Keqkuptimi i Karakterit te njeri-tjetrit dhe jo-Rehatia psiqike.
11. Besimet e gabuara.
12. Monotonia e Jetës së përdithsme (nese qdo Ditë eshte e njejte si e djeshmja).
13. Filmat dhe Revistat e pamoralshëm.
14. Mungesa e Sinqeritetit dhe Besimit.
15. Ndikimi i Fqinjëve.
16. Pakënaqësia me çështjet e kësaj Bote.
17. Dallimet shoqërore.
18. Dallimi në Arsimim.
19. Dallimi ne Moshë.
20. Mbledhimet ku perzihen Burrat dhe Gratë ne nje Vend.
21. Dhënia Përparësi një Fëmiu nga te tjerët.
22. Sjellja jo e barabartë mes Grave (-ai qe ka me shum se një Gru).
23. Mungesat e shpeshta nga Shtëpia.
24. Kalimi Netëve jashte Shtëpisë.
25. Te Udhëtuarit jashta Vendit për Qëllime te këqija.
Ibën Kajjimi rahimehullah ka thënë:
"Prej Denimeve qe burojnë Mëkatet është se Ata i anulojnë -bllokojnë Bekimet dhe shkaktojnë Mallkimet. Robi i Allahut, subhanehu we Teala i humb Bekimet e Allahut duke bër Mëkat dhe kur bën Mëkat, atëher ndëshkohet me Mallkim".
Allahu ne Kuran thotë:"Allahu nuk prish Gjendjen e një Populli (nuk ia largon te mirat) përderisa ata ta ndryshojnë Veten e tyre" Kuran -Sure RRad 13:11
Dhe kjo ndodh kur Gruja apo Burri kanë bër Mëkat.

Zgjohu! Koha e sprovave ?
Ah,
sa afër është çasti i Krismës Madhështore! Kur njerëzit janë të nxënë
me barkun e tyre. Kur njerëzit janë të nxënë me gjëra të kota. Kur
njerëzit shtëpive të Zotit ua kthejnë shpinat.
Kohë e vështirë. Në prag të shenjave të mëdha të çastit të përfundimit të ekzistencës! Po, sa njerëz respektojnë kohën, sa njerëz e mbajnë fjalën kur atë e japin, sa njerëz kur u nëpërkëmbet nderi e dinjiteti kundërveprojnë?! Po sa pak njerëz me turp në fytyrë kanë mbetur. Po sa pak njerëz kanë respekt për Zotin e qiejve e të tokës, e sa shumë respektojnë ata e ato që kanë në shoqërim! Si ka mundësi që njeriu të harrojë fillesën e krijimtarisë. Si ka mundësi që njeriu të zgjohet prej gjumit, e të mos jetë falënderues që për të filloi një ditë e re. Çudi! Dikur njerëzit që deklaronin dëshminë, flijonin gjithçka e jo vetëm për veten, e sot, nuk janë në gjendje as për veten.
Koha e tradhtisë, e pabesisë, e dyfaqësisë, e rrenës, e mashtrimit, e dobësisë, e paditurisë, e zemrave të sëmura, e mendjeve të liga. Del në rrugë, rrethohesh, jo nga njerëz që forcojnë krahun, por që ta thyejnë atë. Rri në shoqëri, humb kohën duke folur, nevrikosesh e mërzitesh, dobësohesh e dëshpërohesh. Ah, sa afër është çasti i Krismës Madhështore! Kur njerëzit janë të nxënë me barkun e tyre. Kur njerëzit janë të nxënë me gjëra të kota. Kur njerëzit shtëpive të Zotit ua kthejnë shpinat. Krisma! Shpërthimi i ujit! Mjerim e dëshpërim! Dhembje e trishtim!
Koha e fundit! Nga të shkojnë?! Nga t’ia mbathin?! Jo, harruan Zotin, harruan ditën e Gjykimit! O sa gjyq madhështor që është! Si fillimi, krijimi ashtu edhe ringjallja, sikur një shpirt, sikur një qenie e vetme, do dalin para Zotit, Sundimtarit të ditës së Llogarisë. Ah, sa mashtrues qenka dexhali! Sa të mjerë qenkan ushtarët e Dexhalit! Sa të pabesë u bëkan njerëzit. Sa të pa vendosur u bëkan njerëzit e kohës së fundit! O ç’sukses kërkon! O çfarë çelësi dëshiron! S’e sheh se njerëzit i ka rrëmbyer lakmia e jetës, kur shkatërrimi i jetës është në fundet e saj?!
Po, pikërisht pse për shumë muslimanë të sotshëm Islami u fillon me namaz dhe përfundon me të, kanë ngecur, ngecje në mjerim, të hutuar në mes të fushës! Për çfarë bëhet fjalë, vallë?! Bëhet fjalë për Islamin e njerëzve, që përderisa thërriten në emër të Islamit, fjalët dhe veprat e tyre mohojnë, kundërshtojnë, nënvlerësojnë, degradojnë, poshtërojnë, kë veçse vlerat, në të cilat ata mendojnë se i mbajnë.
Ky lloj njerëzish është i çuditshëm! A thua vallë, vetëm kur veshët e tyre dëgjojnë tingujt që thërrasin në besim e përkushtim, në adhurim e në shpëtim, e në madhërim të Zotit të tyre, u bie ndërmend t’i kthejnë fytyrat e tyre nga Zoti i qiejve dhe tokës?!
Jo, edhe kur thërriten, edhe pse përgjigjen, përgjigja e tyre është e gjymtë. Nuk mund të përgjigjet zemra, e aq shpejt të harrojë, saqë ende pa përfunduar koha e kryerjes së këtij riti, t’ia kthejnë shpinën asaj thirrjeje. Jo, zemrat e tyre nuk janë përgjigjur. Jo, kurrë përderisa zemrat nuk përgjigjen, nuk mund të pretendohet se ka mbettë ndonjë kokërr besim në zemrat e këtyre njerëzve.
Përgjegjësia! Nuk është vetëm në kohë të caktuara. Ai që i përgjigjet të drejtës dhe të pastrës vetëm në një kohë e në kohë tjetër s’i përgjigjet, është sikur shembulli i atyre njerëzve, që një pjesë të librit “e besojnë”, ndërsa pjesën tjetër e mohojnë. Mbase e besojnë një pjesë, por pjesën ku flitet për të drejtat e tyre, ndërsa mohojnë të drejtat e të tjerëve; besojnë në përgjegjësitë e të tjerëve, ndërsa mohojnë ku prej tyre përgjegjësi kërkohet.
Këta “besimtarë”, ama të reduktuar; përgjegjës me reduktime. Në Islam s’ka vend për reduktim përgjegjësish e të drejtash. Në çdo gjendje, vend dhe kohë, përgjegjësitë dhe të drejtat duhet të jenë të plota dhe të përmbushura. Jo vetëm atëherë kur ato përgjegjësi a të drejta i përshtaten unit, dëshirës, hamendjes.
Jo, ky lloj besimi nuk është besim, por lojë e tradhti! Nuk është fe e Zotit, por e shpikur për ta luftuar fenë e Zotit!

Si ta shfrytëzojmë më mirë minutën ?
Si ta shfrytëzojmë më mirë minutën Secila minutë e jetës sate është sikurse guri me të cilën ndërton kullën e nderit dhe krenarisë me të cilën mund të ngritesh lartë...
Koha është jeta e njeriut. Më e rëndësishme është që jetën ta ruajmë nga shkujdesia dhe përtacia. I mençur është ai i cili përkushtohet shfrytëzimit të kohës në mënyrën më të mirë, ngase jeta nuk është enë për gjëra të parëndësishme dhe tregime boshe, por përpjekje dhe mund në vepra të mira me të cilat Allahu i madhërishëm është i kënaqur. Për këtë njeriu përpiqet që të jetë i dobishëm për njerëzit tjerë.
Secila minutë e jetës sate është sikurse guri me të cilën ndërton kullën e nderit dhe krenarisë me të cilën mund të ngritesh lartë, ose t’i ndihmosh dikujt për të qenë i lumtur, qoftë ajo edhe thërrmi e veprës së mirë.
Nëse mundohesh të arrish këto shkallë madhështore ose nëse dëshiron të kontribuosh që tjerët në rrethin tënd të jenë nga ti të lumtur, atëherë harro përtacinë dhe në mes teje dhe lojës vër pengesë.
Vetëm në një minutë mund të bësh të mirë të madhe dhe meritosh thevab të madh. Vetëm një minutë mund ta zgjat jetën, rrit produktivitetin tënd, forcojë mendjen, rrit veprat e mira. Vetëm në një minutë në librin e veprave tua mund të shënohen shumë gjëra, vetëm nëse di si ti ruash.
Këto që do t’i përmend janë vetëm disa vepra të cilat mund të bëhen në një minutë:
1. Vetëm në një minutë mund ta lexosh kaptinën El-Fatiha, ngadalë në vete, dhe të fitosh 1.400 thevabe - vepra të mira, siç kanë njehsuar disa. Nëse e lexon shtatë herë, atëherë këto janë 9.800 thevabe, dhe të gjitha këto në një minutë.
2. Vetëm në një minutë mund ta lexosh kaptinën El-Ihlas për ne e njohur si Kul-huvellahu, njëzet herë ngadalë në vete. Leximi i kaptinës El-Ihlas është baraz me një të tretën e Kuranit, ndërsa leximi njëzet herë është baraz me leximin e Kuranit shtatë herë. Nëse e lexon çdo ditë në afat prej një minute njëzet herë, atëherë kjo për një muaj është 600 herë, në vit 7.200 herë, që d.m.th. që do të jesh i shpërblyer sikur ta lexosh Kuranin 2.400 herë.
3. Për një minutë mund ta lexosh një faqe të tërë të Kuranit.
4. Për një minutë mund ta mësosh përmendësh një verset të shkurtër të Kuranit.
5. Për një minutë mund të thuash njëzet herë “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir”. Shpërblimi për këtë lexim është sikur t’i lirosh tetë robër në rrugën e Allahut nga pasardhësit e Ismailit a.s.
6. Për një minutë mund të thuash “Subhanallahi ve bi hamdihi” 100 herë. Kush e thotë këtë, do t’i falen mëkatet qofshin sa shkumba e detit.
7. Për një minutë mund të thuash 50 herë “Subhanallahi ve bi hamdihi Subhanallahil adhim”. Dy fjalë të lehta në gjuhë, të rënda në peshojë, të dashura për Mëshiruesin. (Buhariu dhe Muslimi)
8. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Më e dashur për mua është të them ‘Subhanallahi vel-hamdu-lil-lah ve la ilahe il-lallahu vall-llahu ekber’ sesa në atë mbi të cilën lind dielli.” (Muslimi) Këto fjalë mund të përsëriten 20 herë në minutë. Njëkohësisht këto fjalë janë më të dashura për Allahun e madhërishëm, ndërsa pesha e tyre në peshojë është tejet e madhe.
9. Për një minutë mund të thuash më shumë se 40 herë “La havle ve la kuv-vete il-la bil-lah”. Këto fjalë paraqesin një prej thesareve të xhennetit, siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, por njëkohësisht ndihmojnë njeriun të përballojë vështirësitë dhe të meritojë shkallë të larta.
10. Për një minutë mund të thuash 50 herë “La ilahe il-lallah”. Kjo është fjala më madhështore, fjalë e teuhidit, ndërsa atij që kjo i është fjala e fundit, do të hyjë në xhennet.
11. Për një minutë mund të thuash 15 herë “Subhanallahi ve bi hamdihi adede halkihi ve rida nefsihi zinete arshihi ve midade kelimatihi”. Këto fjalë që nënkuptojnë më shumë se tesbih dhe dhikër, siç transmetohen nga Pejgamberi s.a.v.s.
12. Për një minutë mund të kërkosh falje nga Allahu i madhërishëm më tepër se 100 herë me fjalët “Estagfirullah”. Vlera e këtyre fjalëve është pa çmim: istigfari është shkas i hyrjes në xhennet, falje e mëkateve, shkas i jetesës së bukur, rritje e fuqisë, mënjanim i fatkeqësive, lehtësim i punëve, zbritje shiut, rritje e pasurisë dhe dhënie e trashëgimtarëve.
13. Për një minutë mund të thuash fjalë që janë të vlefshme te Allahu në atë masë që një moment para vdekjes në vend të meritës së Xhehennemit mund të meritosh Xhennetin.
14. Për një minutë mund të biesh 50 herë salavat mbi Pejgamberin s.a.v.s. me fjalët “Sal-lallahu alejhi ve-sel-lem”, ndërsa Allahu mbi ty do të bie 500 herë salavate.
15. Për një minutë mund të meditosh për krijimin e qiejve dhe Tokës dhe të jesh i renditur në ata që janë të pajisur me arsye dhe intelekt të cilët Allahu i madhërishëm i ka lavdëruar në Librin e Tij.
16. Për një minutë zemra mund të mbushet me falënderim ndaj Allahut, dashuri, frikë, shpresë dhe dëshirë për Të. Në këtë mënyrë mund të arrish shkallë të larta në bindje ndaj Allahut dhe këtë derisa relaksohesh dhe pushon në krevatin e dhomës sate.
17. Për një minutë mund të lexosh dy faqe të një libri të dobishëm.
18. Për një minutë mund t’i lidhësh lidhjet familjare me thirrje telefonike.
19. Për një minutë mund të ngritësh duart duke bërë lutje të shkurtëra.
20. Për një minutë mund të japësh selam dhe shtrëngosh dorën shumë njerëzve.
21. Për një minutë mund të urdhërosh të bëhet e mira dhe ta ndalosh te keqen.
22. Për një minutë mund ta këshillosh vëllain tënd.
23. Për një minutë mund të ndërmjetësosh në mirësi d.m.th. me ndërmjetësim të bukur për dikënd.
24. Për një minutë mund ta gëzosh të pikëlluarin dhe t’ia largosh brengat.
25. Për një minutë mund të mënjanosh pengesën nga rruga.
Një minutë e shfrytëzuar udhëheq kah shfrytëzimi më i drejtë i minutës tjetër, në të cilën mund të bëhen vepra të mira për të cilat nuk nevojitet mund i veçantë ose pasuri. Pra, në çdo moment, në veturë, në shëtitje, ulur, shtrirë, dhe gjitha pozitat tjera mund t’i bësh këto vepra të mira, të cilat janë shkas i lumturisë, zemërgjerësisë dhe mënjanim të brengave.
Të këshilloj që t’i mbash mend ose t’i printosh, ose t’i përshkruash këto pika dhe të përkujtosh se çfarë mund të bësh për një minutë. Të shohësh sesa e ke shfrytëzuar kohën tënde dhe sa u ke ndihmuar vëllezërve tu myslimanë.
Asnjë vepër të mirë mos e anashkaloni ose nënvlerësoni.
www.minber.ba.

Mësim për dashurinë
Nga kjo botë më janë bërë të dashura tri gjëra: Parfumi, grate dhe kënaqesinë e zemrës e ndiej në namaz.
Pejgamberi a.s. ishte ulur me shoket e tij (Zoti qofte i kenaqur me ta) dhe pyeti duke filluar nga Ebu Bekri; çfare te pelqen ty nga kjo bote?
Ebu Bekri tha: Nga kjo bote i dua tri gjera: Te qendruarit perballe teje, te shiquarit drejt teje, dhe shpenzimin e pasurise per ty.
E ti o Omer?
Tha: I dua tri gjera: Ti ushqej te uriturit, ta perhapi pershendetjen "selam alejkum", ta fal namazin e nates ne kohen kur te tjeret jane fjetur.
E ti o Ali?
Tha: I dua tri gjera: Rrespektimin e mysafirit, agjerimin ne ditet e nxehta te veres, dhe goditjen e armikut me shpate:
Pastaj e pyeti Eba Dherr el Gafariun; çfar te pelqen ty nga kjo bote?
Eba Dherri tha: I dua tri gjera: Urinë, semundjen dhe vdekjen.
Pejgamberi a.s. ateher i tha: Perse?
Tha: E dua urinë qe te me zbutet zemra, e dua semundjen qe te me zvoglohen mekatet, dhe e dua vdekjen qe ta takoj Zotin tim.
Pejgamberi a.s. tha: nga kjo bote me jane bere te dashura tri gjera: Parfumi, grate dhe kenaqesine e zemres e ndiej ne namaz.
Nderkohe erdhi Xhibrili a.s. duke i pershendetur me selam dhe tha:
Edhe une nga kjo bote i dua tri gjera: Percjelljen e mesazhit, kryerjen e amanetit dhe dashurin ndaj te ngrateve.
Pastaj u ngrit ne qiell dhe zbriti per heren e dyte dhe tha: Allahu xh.sh. ju bene selam duke thene; se Ai nga kjo bota juaj deshiron tri gjera:
Gjuhen qe permend Allahun xh.sh. (bene dhiker), zemren e drojtur (nga Allahu) dhe trupin qe nga sprovat bene durim.

Kur vdes zemra jote ?
Kur të shtohen problemet dhe brengat.
Kur qesh pa shkak.
Kur e humb besimin tek ata që janë rreth teje.
Kur harron përmendjen e Allahut.
Kur e humb shpresën nga mëshira e Allahut.
Kur nuk gjen zgjidhje racionale për problemet e tua.
Kur ndien urrejtjen e të tjerëve ndaj teje.
Kur tallesh me aftësitë e të tjerëve dhe mendimet e tyre.
Kur vonohesh në kryerjen e adhurimeve.
Kur nuk gjen një mik që do ta mbushte vetminë tënde.
Kur nuk je i çiltër me vetveten për mëkatet e tua.
Kur nuk gjen një mik të sinqertë.
Kur beson se nuk ka vend për ty në këtë botë.
Kur nuk lexon Kuranin dhe harron mësimin e tij.
Kur nuk ia paraqet dobësinë e fuqisë tënde Allahut.
Kur të keqen e kthen me të keqen dhe të mirën e kthen me të keqen.

Zemra e mashkullit dhe e femrës
Shkenca akoma vazhdon të zbulojë dallimet thelbësore ndërmjet mashkullit dhe femrës. Është zbuluar se madhësia e trurit të femrës është më e vogël se sa ajo e trurit të mashkullit 10-15 % si dhe mënyra e funksionimit të trurit të femrës dallon nga mënyra e funksionimit të trurit të mashkullit.
Gjithashtu, ekzistojnë edhe dallime në mënyrën e të menduarit, mënyrën e trajtimit të njohurive, dallimet në reagimet ndaj efekteve të jashtëm...
Këto dallime vërtetojnë se mashkulli dallon nga femra dhe nuk mund të jenë të barabartë. Ky fakt i hedh poshtë argumentet e ateistëve të cilët propagandojnë për barazi ndërmjet mashkullit dhe femrës në çdo gjë. Ky fakt e vërteton fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: "e mashkulli nuk është si femra" (Ali Imran, 36)
Prej zbulimeve më të reja që e konfirmojnë këtë është fakti se shkencëtarët kanë gjetur dallime esenciale ndërmjet zemrës së mashkullit dhe zemrës së femrës. Në një lajm shkencor, hulumtuesit amerikanë kanë konstatuar se burrave dhe grave që u kryhen operacione të mbjelljes së organeve, mundësia e vdekjes është e lartë nëse dhuruesi i organeve është nga gjinia tjetër.
Studiuesit nga Universiteti Hopkins në Baltimore sinjalizuan se shkaku është i paqartë, mirëpo deklaruan se mund të jetë rezultat i dallimeve të madhësisë në zemër, nga aspekti se besohet se zemrat e meshkujve janë me madhësi më të mëdha ose për shkak të faktorëve të hormoneve apo për shkak të ndonjë imuniteti.
Hulumtuesit kanë sqaruar se të sëmurët të cilëve u mbillen organet nga dhuruesit nga gjinia tjetër, atyre ua shton rrezikun e vdekjes deri në 15 % krahasuar me ata të së njëjtës gjini, prandaj mjekët, të sëmurëve që kanë nevojë për mbjellje duhet dhënë zemrën persona nga e njëjta gjini.
Organizata amerikane e zemrës konfirmon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryhen më tepër se dymijë operacione të mbjelljes së zemrës, ku meshkujt përbëjnë tre të katërtën e të sëmurëve.
Të dashurit e mi për hir të Allahut! Operacionet e mbjelljes së zemrës janë në kuadër të operacioneve me qëllim të zgjatjes së jetës së njeriut, ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: "Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju." (Munafikun, 11)
Të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i është dhënë mundësia e zgjedhjes ndërmjet takimit me Allahun dhe jetës së kësaj bote kurse ai zgjodhi Allahun e Lartësuar.
Operacionet e mbjelljes së zemrës nuk i ofruan asgjë njerëzimit përveç se zgjatje të jetës për disa vjet me dhimbje, doza të ilaçeve dhe shpenzime të tepruara. Po të donte Allahu do t'ia zgjaste jetën këtij njeriu pa iu kthyer këtyre operacioneve të tilla. Edhe shkencërisht është vërtetuar se zemra është përgjegjëse për të menduarit dhe perceptuarit, madje për imanin dhe kufrin, prandaj besimtari duhet t'i shmanget operacioneve të tilla dhe të kënaqet me takimin e Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhërishëm thotë: "Kush shpreson takimin e Allahut, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të arrijë. Ai dëgjon dhe di gjithçka." (Ankebut, 5)
Patjetër që duhet të besojmë se Allahu i Lartësuar çdo shpirti ia ka caktuar afatin që nuk mund ta tejkalojë. Ai thotë: "Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do tu plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese." (Ali Imran, 185)
Shkencërisht është vërtetuar se çdo përpjekje për zgjatjen e jetës nuk ka pasur sukses, sepse vdekja krijohet brenda qelizave të trupave tanë si dhe është një proces i sistemuar dhe i përcaktuar. Për këtë Allahu i Madhërishëm thotë: "Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë." (Vakia, 60)

Dita e fundit e jetës sime !
Supozojmë që sot mësuat që keni vetëm edhe një ditë për të jetuar. Si do ta kalonit ditën e fundit të jetës suaj?
Kjo pyetje është bërë edhe 100 vjet më parë, shumë kohë para se të bëheshin analizat pyetësore dhe vlerësimi i opinionit publik. Pyetësi iu drejtua shumë dijetarëve të shquar dhe njerëzve të njohur për besnikëri dhe përgjigjet e tyre i bashkoi në një libër. Qëllimi i këtij libri ishte t’i frymëzojë njerëzit për virtyte më të mira.
Përgjigjja më inspiruese ishte nga njëri, që për ditën e fundit të jetës së tij nuk kishte ndonjë dëshirë që të shtonte ndonjë vepër të virtytshme. Ai ishte muhadithi i madh Abdur Rrahman ibn abi Na’um. Ai tha: “Unë në ditën e fundit të jetës sime nuk kisha për të ndryshuar asgjë nga programi im ditor. Unë kaloj çdo ditë të jetës sime sikurse të ishte dita e fundit e imja.”
Vdekja është çështja më e sigurt e jetës. Sipas statistikave, në botë vdesin çdo orë rreth 6,178 njerëz; ata janë nga të gjitha moshat. Vdesin për shkaqe të ndryshme, të njohura si dhe të panjohura për njerëzit. Për disa vdekje, arsyeja dihet nga të tjerët, ndërsa shumica vdesin në heshtje. Megjithatë, çdonjëri prej tyre e lë këtë botë në të njëjtën mënyrë. Vetëm në kohën e caktuar nga Allahu i gjithfuqishëm dhe, as shkenca e as teknologjia nuk mund ta parashikojë e as ta pengojë atë. Është ekskluzivisht në duart e Krijuesit.
“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë mendoni krijimin tuaj. Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnjë dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur.” (El-Haxhxh 22:5)
Vazhdimisht jemi dëshmitarë të vdekjes. Por, çuditërisht e injorojmë atë sikurse nuk do të na ndodh kurrë, apo sdo të na ndodh tani shpejt. Megjithëse vazhdimisht varrosim shokët tanë, kushërinjtë tanë madje edhe anëtarët e familjes sonë, por për veten mendojmë se do jetojmë përgjithmonë. Pra, qëndrimi ynë bie në kundërshtim me logjikën e shëndoshë.
Në disa mënyra ne dallojmë pashmangshmërinë e vdekjes, madje edhe spontanisht përgatitemi për të. Marrim sigurime shtetërore dhe mendojmë për të afërmit tanë mbas vdekjes sonë, planifikojmë për ndarjen e pronës dhe pasurisë sonë. Bile, edhe shumë biznismenë dhe qeveritarë përgatisin plane kontigjente për të vazhduar zbatimet e operacioneve të tyre në rast të humbjes së liderëve.
Në fund të fundit kjo është njohja e vdekjes si fundi i kësaj jete. Por, dështimi ynë qëndron në mosnjohjen e vdekjes si fillimi i një jete tjetër, jetës së amshuar, ku do të korrim atë që mbollëm në këtë botë.
Mësimet Islame tregojnë se ndër të veçantat që e dallojnë të zgjuarin nga të tjerët, është edhe njohja dhe përgatitja për jetën e amshuar. Siç thotë edhe Profeti a.s.: “Me të vërtetë i zgjuar është ai person i cili kontrollon dëshirat e tij dhe përgatitet për jetën pas vdekjes.”
Tregohet një histori e prekshme për Behlulin, i cili për shkak të çiltërsisë së tij shihej si i kundërt me zgjuarsinë dhe shkathtësinë. Halifi Harun Rashid e lejonte Behlulin të hynte lirisht në oborrin mbretëror të tij, ndoshta ngaqë naiviteti i tij ishte si zbavitje për halifin.
Një ditë Halifi i dhuroi atij një shkop për ecje, dhe i tha: “ Ky shkop është për personin më budalla në botë. Nëse sheh ndonjë njeri tjetër që e meriton më shumë se ti dhuroja atij.”
Disa vite me vonë, Harun Rashid ra shumë i sëmurë dhe asnjë trajtim mjekësor nuk mund ta shëronte atë. Behluli e vizitonte atë shpesh dhe interesohej për shëndetin e tij. Një ditë bashkëbisedimi i tyre shkoi kështu:
Haruni: “Asnjë ilaç spo më shëron, po shoh se udhëtimi im i fundit po më afrohet.”
Behluli: “Ku doni të shkoni?”
Haruni: “Do shkoj në Botën Tjetër.”
Behluli: “Sa kohë do të qëndroni atje? Kur do të ktheheni?”
Haruni: “Asnjë njeri nuk kthehet kurrë nga ajo botë”
Behluli: “Pra, paskeni bërë përgatitje të veçanta për këtë udhëtim. A keni dërguar ndonjë grup special për t’ju pritur kur të arrini atje?”
Haruni: “Jo Behlul, duhet të shkosh vetëm atje. Dhe jo, skam bërë asnjë përgatitje.”
Behluli: “Emir-ul-Muminun! Ti dërgoje ushtri të mëdha për tu përgatitur kur bëje udhëtime madje edhe të shkurtëra, dy tre ditëshe. Tani po shkon në një vend ku do të jetoni përgjithmonë dhe skeni bërë asnjë përgatitje paraprake! Mendoj se kam gjetur personin që e meriton shkopin që ma ke pas dhënë disa vite më parë.”
Mësimi i këtij tregimi vlen për të gjithë ne. Ne mund të mos jemi mbretër, por, prapëseprapë përgatitemi për udhëtime madje edhe pak ditëshe. Po për përgatitjen e udhëtimit tonë në jetën e pafundme, botën tjetër?
Po sikur shqetësimi apo meraku ynë kryesor në këtë botë të jetë çështja e Botës Tjetër! Kjo padyshim do të ndryshonte edhe jetën në këtë botë. Kjo botë është një shtëpi ëndërrash, një iluzion. Këtu nuk ndëshkohemi në momentin kur bëjmë mëkatin, dhe kjo na qetëson neve me një siguri mashtruese me të cilën vazhdojmë pandërprerë. Por, vdekja është e kundërta e këtij iluzioni. Personi i cili din dhe rikujton se një ditë do të dalë para Allahut xh.sh., dhe do të japë përgjegjësi për të gjitha veprat e tij, thjesht nuk mund të vazhdojë të kundërshtojë Zotin.
Nga historia e Faraonit ne mësojmë se kur ai vërejti se vdekja po i afrohet deklaroi besimin e tij në Zotin e Musait, ku vetëm pak para këtij momenti ai u mashtrua nga iluzioni i vetëfuqisë së tij. Pendimi i tij ishte shumë vonë, por historia e tij na tregon se si arroganca dhe rreptësia e tij u zhdukën kur u ballafaquan me vdekjen.
Është për tu habitur se si shumë nga konfuzionet tona, argumentet joserioze, justifikimet se pse nuk mund të bëjmë këtë apo atë, apo, dembelizmi ynë i hapur, mund të zhduken kur përfytyrojmë vetveten tonë brenda në varr! Kujtimi i vdekjes zgjidh shumë çështje madje edhe të paqarta, përpara se të jetë shumë vonë.
Personi i cili, çdo ditë të jetës e kalon sikurse të ishte dita e fundit e tij, është me të vërtetë një person shumë i mençur. Ky duhet të jetë qëllimi i të gjithë neve.

FATKEQËSITË -Pse ndhodhim dhe si të shpëtojmë prej tyre !
Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Ky mesazh të drejtohet ty o njeri, çfarëdo qofsh ti, i pasur apo i varfër, ministër apo punëtor, mbret apo shërbëtor, artist apo politikan. Me rëndësi është ajo se ti ke nevojë të domosdoshme për të. Lexoje dhe do të bindesh. E nëse naiviteti yt të pengon të kuptosh, mos ia moho këtë të drejtë dikujt tjetër. Prandaj, të lutemi që t'ia japish këtë fletushkë atij.
Pse ndodhin tërmetet? Pse ndodhin përmbytjet? Pse ndodhin epidemitë, uria, luftërat? Pse, pse? Pyetje këto që mundojnë shumë njerëz, e mjaft të tjerë qëndrojnë indiferentë ndaj tyre, ndërsa të paktë janë ata që e dinë përgjigjen.
A thua ku ta kërkojmë përgjigjen në pyetjet tona?! Le ta vëmë pak mendjen tonë në punë. Cili është ai që sundon tokën? Cili është ai që i zbret të mirat e të këqijat, jetën dhe vdekjen, thatësitë dhe shiun, fatkeqësinë dhe begatinë...?! E nëse e njohim Atë, pra tani le të shohim se ç'thotë Ai, Sovrani i Gjithësisë për këtë gjë:
" Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë e në det të zeza, skamje, shkatërrime, katastrofa etj., e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj (të keqe) që të tërhiqen (nga të këqijat)."
[Er Rum, 41]
Po ashtu Ai thotë:
"Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie të cilën ia ka dhuruar një populli derisa ai të ndryshojë në vetvete..."
[El Enfal, 53]
Nga këto ajete të Kur'anit të Shenjtë, kuptojmë se vetë njerëzit me veprat e tyre janë përgjegjës për begatinë apo fatkeqësinë e një vendi. E ndërsa Zoti është Ai i Cili u jep shpërblimin atyre për këto vepra me begati e mirësi, nëse ata u binden ligjeve të Tij dhe me vuajtje e fatkeqësi, nëse njerëzit nuk veprojnë në pajtim me ligjet e Tij. Po cili është vallë morali i këtyre vuajtjeve që All-llahu i zbret mbi njerëzit, a nuk është Ai Mëshirues dhe Falës i Madh?!
S'ka dyshim se All-llahu është Krijuesi që i do dhe i mëshiron krijesat e Tij më shumë se kushdo tjetër, porse në të njëjtën kohë Ai është edhe i drejtë dhe nuk mund të rrijë pa e ndëshkuar të keqen herët apo vonë, sikurse edhe thotë:
"Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë ajo është pasojë e veprave tuaja, e për shumë të tjera Ai ju fal."
[Esh Shura, 30]
Ndërsa, sa i përket urtësisë dhe mençurisë së Tij, ajo mund të përmblidhet në këto pika:
1. Nëpërmjet fatkeqësisë Zoti ndëshkon të keqen.
2. Po nëpërmjet saj u jep mësim njerëzve dhe i bën ata më të përgjegjshëm për veprat e tyre, që të mos rikthehen përsëri në to.
3. Nga e keqja njerëzit njohin vlerën e së mirës, nëpërmjet sëmundjes vlerën e shëndetit, e kështu ata mund të jenë më të përgatitur ndaj jetës për të shkuar më përpara.
Siç shihet, Zoti vepron me krijesat e Tij si mjeku me pacientin. Vërtet ilaçi mund të jetë i hidhur e të mos na pëlqejë, por në fund të fundit ai shëron.
Le të përqëndrohemi tani në disa nga ato vepra ndaj të cilave Krijuesi jonë nuk është i kënaqur.
E para që paraqet edhe mëkatin më të madh është mosbesimi, që është edhe shkaku kryesor i fatkeqësisë.
MOSBESIMI
Në të përfshihen politeizmi, idhujtaria etj., pra t'i bësh All-llahut shok apo bashkëpunëtorë në zotërimin e punëve të Gjithësisë, apo të thuash se Ai ka bij e bija, të besosh se dikush tjetër veç Atij mund të bëjë keq ose mirë pa përcaktimin e Tij, të besosh se ka njerëz që e dinë të fshehtën veç Tij, t'i lutesh e të adhurosh dikë tjetër qoftë edhe si ndërmjetës etj. All-llahu për këtë thotë:
"Ai i cili i shoqëron All-llahut (shok, bashkëpunëtorë në adhurim etj), atij ia ka ndaluar xhennetin (hyrjen në parajsë) dhe shpërblimi i tij është zjarri".
[El Maideh, 79]
Ky madje është edhe mëkati i pafalshëm për këdo që e mbyll jetën e tij me këto besime të kota:
"All-llahu nuk fal t'i bëhet shok Atij (në adhurim e sundim) dhe fal veç kësaj atë që do".
[En Nisa, 48]
Këtu përfshihen edhe të gjitha besimet e kota e të pabaza, për të cilat Zoti nuk ka zbritur argument:
"E kush kërkon fe tjetër veç Islamit, atij nuk ka për t'iu pranuar dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve".
[Ali Imran, 75]
Dhe thotë ajeti tjetër:
"... dhe ata që besojnë në të kotën dhe mohojnë All-llahun, ata janë të humburit".
[Ankebut, 52]
Ndër të tjera, mund t'i përfshijmë këtu ateizmin apo laicizmin, si mjaft të përhapur në këtë kohë:
"... por ata që nuk besuan, e për shkak të asaj që bënë (mosbesimit), do t'i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrethojë (ajo fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (për ndëshkimin e njëpasnjëshëm). All-llahu nuk e thyen premtimin"
[Er Rad, 31]
Po për shkak të këtij mëkati të madh, All-llahu ka dënuar mjaft popuj të hershëm:
"A nuk e panë ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam (në gjurmët e qytetërimeve të vjetra) e që ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë, çfarë juve nuk ua mundësuam, u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta. E për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë."
[El En'am, 6]
"All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilat i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë Ai, për shkak të sjelljes së tyre ua veshi petkun e urisë dhe të frikës".
[En Nahl, 12]
"E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (nga mëkatet), ne do t'u hapnim begati nga qielli e toka, por ata
përgënjeshtruan, prandaj i dënuam me shkatërrim për atë që e merituan".
[El A'rafë, 96]
IMORALITETI
Këtu përmblidhen të gjitha veprimet e liga si prostitucioni, homoseksualizmi dhe të gjitha rrugët që shpiejnë drejt tyre. All-llahu xh.sh. për to thotë:
"E mos iu afroni imoralitetit sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe".
[El Isra, 32]
Thotë për të I dërguari Muhammed (a.s):
"Nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqen në të sëmundje që s'kanë qenë më parë "
... si p.sh. SIDA. Po ashtu ai thotë:
"O ju muslimanë, ruajuni imoralitetit sepse nga ai vijnë gjashtë të këqija, tri në këtë botë dhe tri në botën tjetër. Në këtë botë, të ikë me të (me imoralitetin) fytyra (nderi, morali), të shkurtohet jeta dhe të ndjek nga pas varfëria, e ndërsa në botën tjetër zemërimi i All-llahut të Madhëruar, llogaria e keqe dhe ndëshkimi me zjarr"
...dhe përsëri I Dërguari (a.s) thotë:
"Nuk ka mëkat më të madh pas politeizmit se sa ajo pikë uji që vendos burri në vendin që nuk është i lejuar për të"
...d.m.th marrëdhëniet seksuale jashtë martese.
HOMOSEKSUALIZMI
Thotë rreth tij Muhammedi a.s.:
"Ajo së cilës i frikësohem më tepër është puna e popullit të Lutit (homoseksualizmi)"
...dhe i mallkoi ata që e bëjnë atë duke thënë:
"E ka mallkuar All-llahu atë që vepron si populli i Lutit... "
...e ka përsëritur këtë tre herë.
Ky popull në histori njihet me emrin Sodoma. Ja se ç'thotë Zoti për ta në Kur'an:
"A shkoni pas meshkujve të kësaj bote? E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi".
[Esh Shuara, 165-166]
Dhe për këtë arsye u ndëshkuan:
"Kur erdhi urdhri ynë dhe mbi ta hodhëm gurë pa pushim, ne i përmbysëm të gjithë ata duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë."
[Hud, 81]
Gjithashtu Islami ndalon edhe rrugët që shpiejnë drejt imoralitetit, duke i konsideruar ato të ndaluara pasi janë shkak për rënien në të. Thotë Resulull-llahu a.s.:
"Katër (lloje njerëzish) gdhihen në zemërimin e All-llahut dhe ngrysen në zemërimin e Tij." I thanë: "Kush janë ata, o I Dërguar i AIl-llahut?"- tha: "Burrat që ngjajnë si gratë dhe gratë që ngjajnë si burrat, ai që i afrohet kafshës (siç ka njerëz që e bëjnë atë edhe sot) dhe ai i cili i afrohet mashkullit, pra homoseksuali" si dhe "E ka mallkuar All-llahu gruan që vishet si burrat dhe burrin që vishet si gratë "
...pra, të gjitha paraqitjet e jashtme me të cilat femra i ngjan mashkullit dhe mashkulli femrës.
KAMATA
Thotë për të All-llahu:
"O ju të cilët keni besuar, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni, kini frikë All-llahun që të gjeni shpëtim!"
[Ali Imran, 130]
"Ata që hanë kamatën nuk ngrihen ndryshe vetëm si ngrihet i çmenduri nga të prekurit e djallit. Kjo, sepse ata thonë: Edhe shitblerja është njësoj si kamata! All-llahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën..."
[El Bekare, 275]
Në këtë përfshihen si marrësi ashtu edhe dhënësi i saj. Thotë për të I Dërguari (a.s.):
"E ka mallkuar All-llahu marrësin e fajdes dhe dhënësin e saj. "
Ndërsa Ibn Mesudi, njëri nga shokët e Të Dërguarit (a.s.) thotë:
"Kur imoraliteti dhe fajdeja shfaqen në ndonjë vend, atëherë All-llahu urdhëron shkatërrimin e tij."
Nëpërmjet fajdes paraja mblidhet vetëm në duart e disa njerëzve të cilët marrin prej saj fitime të pamerituara. Ajo i bën njerëzit që të jetojnë me fantazi për një jetë pa punë e lodhje. Thotë për të Muhammedi (a.s.):
"Nuk është shfaqur në ndonjë popull fajdeja e të mos shfaqet në të çmenduria, nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqet në të vdekja e as në ndonjë popull mashtrimi në peshë e mos t'ua ndalojë All-llahu atyre shiun (bereqetin, begatinë)."
Madje, ngrënia e kamatës është konsideruar nga Zoti si luftë ndaj Tij:
"... e në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga fajdet), atëherë binduni se jeni në luftë me All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij."
[El-Bekare, 279]
E kush vallë mund të dalë fitimtar në luftën me Zotin?
NARKOMANIA, BIXHOZI
"O ju të cilët keni besuar, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar."
[El Maide, 90]
Thotë I Dërguari (a.s.) duke paralajmëruar:
"Largohuni pijes alkoolike sepse ajo është nëna e të këqijave. "
Si mos të jetë nëna e të këqijave, kur dihen më së miri dëmet dhe pasojat shkatërrimtare që sjell ajo në jetën e njeriut dhe të shoqërisë. Për këtë arsye çdo pije alkoolike është e ndaluar (haram) edhe n.q. konsumohet në sasi të pakta. Kur Muhammedi (a.s.) e pyeti Ebu Musa el-Esh'ariun (r.a.), njërin nga shokët e tij, se çfarë pijesh përdoreshin në Jemen, ai u përgjigj: el-Bitu (pije alkoolike nga mjalti) dhe el-Mizru (pije alkoolike nga elbi), e Pejgamberi (a.s.) i tha:
"Ç'do pije dehëse është haram (e ndaluar). "
Në një rast tjetër, Muhammedi (a.s.) tha:
"Më erdhi meleku Xhibril dhe më tha: 'O Muhammed, All-llahu e ka mallkuar pijen alkoolike, atë që përgatit lëngun për të dhe atë për të cilin përgatitet; shitësin e saj dhe atë për të cilin shitet; atë që e pi atë dhe atë që merr vlerën (e shitjes) së saj; mbajtësin e saj dhe atë për të cilin mbahet; atë që e servon dhe atë që pi prej saj. "
Këtu hyjnë edhe të gjitha llojet e drogave si kokaina, heroina, marihuana, dopingu, hashashi etj.
"Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, porse dëmi është më i madh se dobia e tyre."
[El Bekare, 219]
Bixhozi dhe të gjitha lojërat e fatit janë të ndaluara. Për to All-llahu thotë:
"O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi... janë vepra të ndyta nga djalli."
[El Maideh, 90]
Çdokush e ka parë se nëpërmjet këtyre lojërave persona të pandershëm ua marrin pa të drejtë të hollat njerëzve, duke i mashtruar ata gjoja me shijen e fitimit. Edhe këtë All-llahu e ka ndaluar:
"Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar."
[El Bekare, 188]
"Shejtani nuk dëshiron tjetër përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiq ndërmjet jush."
[El Maide, 91]
Ndër të tjera, mund të përmendim vrasjet, vjedhjet, mosrespektimin e prindërve, mashtrimin, korrupsionin, thashethemet... etj. Thotë All-llahu xh.sh.:
"Edhe ata që veç All-llahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë imoralitet, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkim."
[Furkan, 68]
Pra, nuk të mbetet gjë tjetër, o njeri, vetëm se të largohesh prej këtyre mëkateve.
"Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha të cilat u janë ndaluar, Ne ua shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm."
[En Nisa, 31]
"Dhe kur Zoti yt njoftoi bindshëm: Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim se dënimi Im është i vështirë."
[Ibrahim, 7]
Çdo indiferentizëm ndaj këtyre mëkateve dhe vazhdimi në to do të thotë që fatkeqësitë e katastrofat të mos kenë të mbaruar.
"Por, ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë (mëkateve) do t'i godasë vazhdimisht fatkeqësi e kohës" dhe "E ju nuk mund t'i ikni dënimit në tokë (fatkeqësive, vuajtjeve) dhe përveç All-llahut nuk keni mbrojtës e as ndihmës."
[Esh Shura, 31]
E pra:
"Thuaj: Ai ka fuqi t'ju sjellë dënim prej së larti ose nga poshtë nën këmbët tuaja, apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë"
[El En'am, 65]
Kjo ishte përgjigjja e pyetjeve, ky është ligji që vepron mbi shoqëritë njerëzore që kur Zoti e vendosi njeriun në tokë. Ky është vendimi i Zotit tënd:
"Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që t'i ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij."
[El En'am, 115]
"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës e që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." [Asr]

Kur'ani më i vogël i shkruar me dorë !
Libanezi Hassan Abed Rabbo thotë se posedon Kur’anin më të vogël në botë të shkruar me dorë. Librin e shenjtë mysliman në miniaturë me dimensionet 2.4 x 1.9 centimetra Hassan ekspozoi me krenari të enjten para gazetarëve në shtëpinë e tij në Bejrut. Ai tha se këtë Kuran e ka trashëguar nga stërgjyshja e tij dhe si libër daton që nga koha e ekzistimit të Perandorisë Osmane. Ky mini-Kur’an ka 604 faqe të zbukuruara me fije ari.
Sipas Librit të Rekordeve Guinness Kur’ani më i vogël në botë është ai në pronësinë e Dr. Muhammad Saeed Karim Beebanit nga Pakistani. Ky libër miniaturë është futur në librin e rekordeve më 2004, ndërsa ka dimensionet 1.7 x 0.72 centimetra, por për dallim nga Kur’ani i Libanit nuk është i shkruar me dorë dhe ka më pak faqe. Kur’ani në miniaturë i pranuar nga Guinnessi është shtypur më 1982 në Kairo ndërsa ka gjithsej 157 faqe.