Kujt i çelen dyert e Xhenetit ?
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
( إذا كان رمضان، فتحت أبواب الرحمة وغلقت أبواب جهنم، وسلسلت الشياطين) [البخاري (1800 ) ومسلم (1079) واللفظ له.
“Kur të vijë Ramazani hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtë”. (Buhariu dhe Muslimi).Parashtrohet pyetja: cili është ai të cilit i hapen dyert e xhenetit?
Ta shohim Kuranin Fisnik se çka na tregon për këtë temë:
))إن المتقين في جنات وعيون )) [الذاريات (15 (
“Të devotshmit janë në kopshte e burime”. (Edh-Dharijat: 15).
)) تلك الجنة التي نورث من عبادنا من كان تقيا)) [مريم (63(
“Ato janë xhennetet që do t’ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur”. (Merjem: 63).
))وأزلفت الجنة للمتقين )) [ الشعراء ( 90 (
“E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm”. (Esh-Shuara: 90).
))وسيق الذين اتقوا ربهم إلى الجنة زمرا حتى إذا جاءوها وفتحت أبوابها وقال لهم خزنتها سلام عليكم طبتم فادخلوها خالدين )) [الزمر (73 (
“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” – qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë”. (Ez-Zumer: 73).
))مثل الجنة التي وعد المتقون )) [محمد ( 15 (
“Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?” (Muhamed: 15).
وأزلفت الجنة للمتقين غير بعيد )) [ق ( 31 (
“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër”. (Kaf: 31).
))وإن للمتقين لحسن مآب(49)جنات عدن مفتحة لهم الأبواب )) [ الذاريات (50 (
“Pra, ikni e mbështetuni tek Allahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët”. (Edh-Dharijat: 50).
Allahu, subhanehu ve teala, u ka përmbledhur si shpërblim atyre që janë të devotshëm xhenetin dhe begatitë e xhenetit dhe i ka ruajtur nga zjarri i xhehenemit, duke thënë:
)) إن المتقين في مقام أمين (51) في جنات وعيون (52) يلبسون من سندس وإستبرق متقابلين (53) كذلك وزوجناهم بحور عين (54) يدعون فيها بكل فاكهة آمنين (55) لا يذوقون فيها الموت إلا الموتة الأولى ووقاهم عذاب الجحيم(56 (
“Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në xhennete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt. Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (Allahu) prej vuajtjeve të xhehennemit. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur”. (Duhan: 51-56).
Nga tërë këto ajete na rezulton se xheneti i hap dyert e veta në Ramazan për ata që janë të devotshëm. Allahu na bëftë të këtillë. Amin !

DITA E XHUMASË
DITA E XHUMASË -MË E VLEFSHMJA
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dita e xhumasë është më e vlefshmja. Është dita më e madhe te Allahu, më e madhe se Dita e Kurban Bajramit dhe Dita e Fitër Bajramit.” [Transmeton Ahmedi dhe Ibn Maxhe] .

Hutbeja e SHEJTANIT
"E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë:
“Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush.
Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten.
Unë nuk mund t'ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua.
Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”.
S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm". (Ibrahim: 22)

Namazi në Momentin e Fundit ?
Djersitesha dhe dridhesha si asnjëherë në jetë. Sytë ishin të drejtuar kah peshorja e veprave duke pritur vendimin.
Më në fund vendimi u muarr. Dy melekë, duke mbajtur regjistrin e veprave, u nisën kah grumbulli i njerëzve. Këmbët i kisha para kolapsit. I mbylla sytë. Kur filluan t'i lexojnë emrat e atyre që shkojnë në Xhehennem. Emrin tim e lexuan të parin. Rashë në gjunjë duke bërtitur e vajtuar. Si mund të shkoj unë në xhehennem? Kam bërë shumë vepra të mira.
M'u turbullua para syve. Melekët më tërhiqnin zvarrë kah gremina e xhehennemit. Bërtisja dhe mendoja a ka dikush prej njerëzve që të më ndihmojë ... Thërrisja të gjitha veprat e mira që kisha bërë: ndihmesën ndaj prindërve, agjërimin tim, namazin, Kur'anin që kisha lexuar, a thua cila nga këto vepra mund të më ndihmojë?
Por, melekët më tërhiqnin zvarrë kah xhehennemi. Ju afrova zjarrit. Ktheva shikimin për herë të fundit ... A thua nuk ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. sesa i pastër është ai njeri që pastrohet pesë herë në ditë në lum, për çdo ditë, ashtu edhe namazi i bërë pesë herë në ditë pastron nga mëkatet?!
Fillova të bërtas: Namazi im? Namazi im? Melekët nuk u ndalën dhe erdhën deri buzë greminës së xhehennemit. Ndieja flakërimin e xhehennemit në fytyrën time. Shpresa më humbi fare, u gjykova në zjarr të përhershëm ... Një melek më shtyri kah xhehennemi dhe fillova të bie, duke shikuar kah zjarri i cili ishte gjithnjë e më afër . . .
Për një moment një dorë e fuqishme më kapi duke më ngritur prapa. Pashë një plak të moshuar me mjekër të bardhë. E pyeta: Kush je ti? Ai më tha: “Unë jam namazi yt.”
Po ku je deri më tani? Më shpëtove në momentin e fundit! Për pak sa nuk përfundova në xhehennem!
Njeriu i moshuar buzëqeshi duke thënë: “Por, ti mua më ke lënë gjithmonë në minutën e fundit, a ke harruar?!”
Në atë moment më doli gjumi. Isha djersitur. Dëgjoja ezanin e jacisë. U ngrita menjëherë duke marrë abdest për t’u mos u vonuar më për namaz.
Në kokën time më silleshin fjalët e Kuranit fisnik:
“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (El - Maun, 4-5)

D A SH U R I A P Ë R N Ë N Ë N
Tregimi në vijim është një ngjarje e shkurtër, mirëpo shumë tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetëm me shpresë se do t’u pëlqej shumë...Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.
Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me një grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shumë mirë se sa e doni atë. Gruaja për te cilën me këshillonte shoqja ime te kaloj çaste me te, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë që nënën time ta vizitoj shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nëna u be merak kur ma dëgjoi zërin, nuk e kishte zakon që te flas me dikën në kohë te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mirë jam Nënë - iu përgjigja. Te telefonova nga koshienca për te kaluar disa çaste me ju. Me pyeti: Vetëm ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pëlqen propozimi yt... Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se te vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll me tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se sonte do te dalë me djalin tim, dhe që te gjithë janë gëzuar, andaj te gjithë me padurim presin kthimin tim për t’ua sqaruar hollësitë e këtij takimi. Shkuam në një restaurant jo te zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë, nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej sikur te ishte një zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse Nëna nuk ishte në gjendje te lexonte përveç shkronjave te mëdha. Gjërsa po lexoja listën e ushqimeve, Nëna me shikonte me një buzëqeshje te gjerë, me dy buzët e saja te çara, me ndërhyri, duke thënë: “Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ju”, ndërsa tani ka ardhur koha te ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime – i thashë. Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë te rëndomtë, me përjashtim te nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë sa që koha ishte bërë shumë vonë. Pasi që u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, Nëna m’u drejtua me këto fjalë: Kam dëshirë që te dalim sëbashku përsëri, mirëpo me kusht që unë të paguaj? Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh, me erdhi lajmi se Nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër.
E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë te shkurtër që unë asgjë nuk munda te bej për te. Kaluan ca ditë dhe nga posta me arriti një letër e dërguar nga restauranti, në te cilin kishim darkuar unë dhe Nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali te shkruara nga dora e Nënës sime: “Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në te cilën darkuam sëbashku. Te dua shumë biri im”. Në këtë moment, arrita te kuptoj domethënien e fjalës “Dashuri” apo “Te Dua”.
Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore te kësaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër ashtu siç beri Nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë me shumë sesa Prindërit, e në veçanti Nëna. Dhuroja kohën te cilën ata e meritojnë...Duhet ditur se ky është obligim i Allahut dhe i Prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Me këtë rast, me ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: “Nena ime është e moshuar, nuk mund te lëvizë fare, dhe me duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojën...nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbanë veten keshtuqë, kryen nevojën duke qenë në duart apo shpinën time...A mendon se unë e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibën Omeri u përgjigj: A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ju vepronit kështu me Nënën tuaj?! Ju po i shërbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo iu shërbente juve, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte duke shpresuar jetën dhe lumturinë tuaj”. Vërtet dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve...
Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do t’iu arrij edhe atyre te cilët ende i kanë prindërit gjallë!!!
Përktheu nga gjuha arabe: Mr. Feim Dragusha