All-llahu në Kuran thotë:
“Dhe kush është më fjalëmirë sesa ai që fton drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: Unë jam nga Muslimanët.”[Fussilet, 33]
Femra e përkryer
Pas shumë viteve që nuk ishin parë një ditë rastësisht takohen dy shok të vjetër. Ndër temat e para që biseduan ishte edhe ajo për martesën. Njëri tashmë ishte martuar, kishte fëmijë dhe bënte jetë të rehatshme, ndërsa tjetri ende jo.
Shoku i cili tashmë ishte për baba e pyet tjetrin.
-A ke menduar ndonjëherë të martohesh, të krijosh familje dhe të fillosh një jetë të re?
-Po.
Ia ktheu ky dhe vazhdoi:
-Si i ri madje jam përpjekur shumë për këtë, por nuk pata fat të gjeja vajzën e ëndrrave të mia, atë të përkryerën!
- Pse, ç’ndodhi?
-Fillimisht shkova në vendin tim të lindjes për të kërkuar atë që ëndërroja. Atje takova një vajzë të mrekullueshme, ishte e këndshme , simpatike dhe shumë fetare. Por, ajo nuk kishte dije të mjaftueshme për botën.
- Po pastaj?
- Pastaj, një i afërm ma propozoi një vajzë nga qyteti ku jetonte ai. Ajo ishte e shkolluar, fetare, kishte shumë të mira, por nuk arritëm të pajtoheshim. Kërkonte të isha gjithmonë pranë saj.
- Çfarë fati, ndërsa vitet po ikin!
- Pastaj, një koleg i punës më propozoi një kushërirën e tij, u takuam, biseduam. Ajo ishte pothuajse e përkryer! Më pëlqeu në shumë aspekte, por me gjasë unë nuk i pëlqeva asaj.
- Çfarë nuk paske përjetuar ti.
- Dhe tani krejt vonë shkova për pushime në vendlindje dhe i vizitova të afërmit atje. Sikur në ëndërr, sytë e mi panë atë që nuk kishin parë kurrë.
- Dhe …
- Kurrë në jetën time femër të tillë s’kam parë. O Zot thash me vete, ky është fati im, ja më në fund e gjeta atë të përkryerën, atë që e prisja. Ishte e bukur, e shkolluar, fetare, me një fjalë …
- E pëëëërkryyyyyyer!
- Wow, këtij i thonë fat.
- Jooo, jooo!!!
- Pse, nuk u martove me të?!!!
Ai tundi kokën dhe tha:
- Për fat të keq edhe ajo ishte në kërkim të njeriut të përkryer!/albdrejtesia/
Nga gjermanishtja Bekim Rrahimi 01 Shkurt 2012

Jeta dhe veprat e MUHAMMEDIT a.s.
Pejgamberi
i fundit,Muhammedi a.s, u lind ne Mekke, ditën e hënë të REBIUL EVELIT,
20 prill 571. Babai i tij e ka pasur emrin Abdullah, kurse nëna Emine.
Muhammedi a.s. e ka pasur edhe gjyshin i cili është quajtur Abdulmutalib dhe minxhen Ebu Talibin. Baba i Muhammedit a,s, Abdullahu ka ndërruar jetë dy muaj para lindjes së tij. Arabet e kan pasur traditë që fëmijët e tyre të vegjël t'i çojnë në fshate ku do të thithin ajër të pastër, kështu veproi edhe nëna e Muhammedit a.s., hazreti Eminja, e cila ia dha djalin e vet nje gruaje me emrin Halime, prej fisit Benu Sa'd.
Halimeja dhe buri i saj, Harithi, ishin shumë të varfër, e pikërisht atë vit në mbarë fisin Sa'd mbretëronte skamja dhe uria e madhe, mirpo, kur në mesin e tyre erdhi Muhamedi a.s. për një kohe të shkurtër gjendja e tyre ndryshoi, dhentë dhe dhitë e tyre filluan të japin qumësht shumë më mirë se më parë, hurmat filluan të japin më shumë frute, shiu filloi të binte më shpesh, kullosat filluan të rriten më shumë, kështu që ata tashmë kishin çdo gjë. Duke parë këtë mrekulli, Harithi një ditë i tha gruas së vet: "Moj grua, ky fëmijë është fatbardhë.
Që kur na e solle ti neve, ne prej atëher kemi bollëk, ruaje mirë". Dhe me të vërtetë, prej atëherë Halimeja ka pasur kujdes ndaj Muhamedit me shumë se ndaj fëmijës së vet. Kur u rrit pak Muhammedi, nëna e vet e kërkoi ta ktheje në shtëpi, mirpo Halimeja iu lut që ai të qëndrojë ende tek ajo, kështu që Emineja u pajtua. Më në fund Halimeja përsëri ia ktheu nënës së vet. Atëherë Muhammedi a.s. kishte katër vjet.
Dy vjet më vonë, pra, kur Muhammedi a.s. i mbushi gjashtë vjet, mbeti jetim. Mirëpo, ai nuk mbeti i humbur. Allahu xh.sh. kujdeset per çdokë, andaj u kujdes edhe për Muhammedin a.s. siç thuhet në Kur'anin famëlartë: [A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, Ai të begatoi] A/6,7,8. El-Duha. Kur Muhammedit a.s. i vdiq edhe nëna, e mori në mbikqyrje gjyshi i tij, Abdulmutalibi, i cili e ka dashur aq shumë sa që i ka harruar fëmijët dhe nipat e vet.
Ai e ka dashur shumë ngase qysh atëherë hetoi tek ai virtyte të njerëzve të mëdhenj dhe fisnikë. Shpesh herë për të thoshte: "Atë e pret detyrë e madhe". Mirëpo, gjyshit të tij nuk i ishte shkruar që të përjetojë atë që prite prej nipit të tij, sepse së shpejti vdiq, kur Muhammedi a.s. i mbushi tetë vjet, duke e lënë në mbikqyrje të djalit të vet, mixhës së Muhamedit a.s. Ebu Talibit. Edhe mixha e ka dashur shumë, e ka ruajtur dhe është kujdesur për të deri kur u bë pejgamber i Allahut, kështu që edhe pas kësaj ka qenë miku dhe mbrojtësi më i madh i tij.
Mixha i Muhammedit a.s. ka qenë tregtar, si edhe shumë arabë tjerë, të cilët kanë jetuar nëpër qytete, kështu që shpesh herë për tregti shkonte bile edhe deri në Sham(Siri). Me vete ai disa herë e ka marrë edhe Muhammedin a.s. Njëherë gjatë udhëtimit kthyen në një manastir ku shërbente një prift me emrin Behira.
Ky prift e pa Muhammedin a.s. i tha Ebu Talibit: " Mik i dashur, mos e merr me vete këtë fëmijë në Sham(Siri), sepse si duket ky fëmijë do të jetë i dërguar i fundit i Zotit, ky fëmijë i ka të gjitha shenjat e pejgamberllëkut që përshkruhën në librat e vjetra". Ky prift e këshilloi Ebu Talibin që mos e marrë me vete Muham edin a.s. në Siri sepse mund t'i ndodh ndonjë e keqe. Ebu Talibi e donte shumë Muhammedin a.s. andaj posa i dëgjoi fjalët e priftit menjëherë aty e shiti mallin e vet dhe u kthye ne Mekke. Muhammedi a.s. atëherë kishte 12 vjetë.
Prej asaj dite Ebu Talibi ka filluar ta dojë dhe të kujdeset për të edhe më shumë. Për dallim nga fëmijët tjerë Muhammedi a.s. ishte më i njerzishëm, më i urtë, më i drejtë dhe posedonte edhe virtyte tjera te larta. Gjithmonë e ka folur të vertetën, nuk ka adhuruar idhujt, e as që ka pirë ndonjëherë pije alkoholike, është larguar nga e gjithë ajo që është e keqe, shkurt ka mundur të shërbejë si shembull në çdo pikpamje, andaj nuk është edhe çudi që përpos gjyshit dhe mixhës e kanë dashur të gjithë dhe e kanë thirrë me emrin El-Emin (besnik, i besueshëm, i drejtë). Derisa ai ishte i tillë, arabët e tjerë jetonin një jetë të shfrenuar.
Nuk besonin në Allahun xh.sh. por iu faleshin idhujve, të cilët i mbaronin vetë, pinin pije alkoholike dhe jetën e kalonin në lojë dhe papunësi. Kishin rënë aq poshtë sa që fëmijët e vet femra i varrosnin të gjallë. Përpos kësaj ata kanë jetuar në zënka dhe të përçarë, prandaj Muhammedi a.s. është larguar prej tyre.
Në moshën 25 vjeçare, Muhammedi a.s. u martua me hazreti Hatixhen, e cila i lindi dy djemë, Kasimin dhe Abdullahun, dhe katër vajza: Zejneben, Rukijen, Umi Kulthumen dhe Fatimen. Hazreti Hatixheja e para e pranoi Fenë Islame mbas Muhamedit a.s. të cilën në çastet më të rënda e ngushllonte dhe e qetsonte, andaj Muhammedi a.s. shumë e donte dhe pas vdekjes së saj shpesh herë e përkujtonte.
Muhammedi a.s. u bë pejgamber në moshën 40-të vjeçare. Edhe para kësaj kohe filluan t'i paraqiten shenjat e pejgamberllëkut, prandaj më tepër dëshironte të vetmohej.
Ai në prag të pejgamberllëkut e kishte traditë të largohej nga Mekka dhe të shkojë në shpellën Hira, ku e kalonte kohën në lutje dhe devotshmëri. Në atë vend, në muajin Ramazan për herë të parë iu paraqit meleku XHIBRIL dhe ia solli shpalljen e parë nga Allahu xh.sh., ajetet e para të sures El Alak: Lexo, mëso në emër të Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë! Në këtë mënyr Muhammedi a.s. e pranoi urdhërin që të thërret në Islam fshehurazi edhe atë vetëm të afërmit e vet.
E para e pranoi Fenë Islame pas Muhammedit a.s., gruaja e tij, hazreti Hatixheja, mandej hazreti Ebu Bekri, hazreti Aliu e kështu me radhë Islami filloi të përhapet dhe muslimanët dita ditës gjithë e më tepër shtoheshin. Muhammedi a.s. ka thirrë në Islam fshehurazi tre vjet me radhë e pastaj i zbriti ajeti: Haptas predikoje atë që të është urdhuruar. Atëherë filloi të thëret haptazi.
Muhammedi a.s. kur filloi të thërret në Islam, mushrikëve kjo nuk u vinte mirë. Mushrikët me pa dëshirë e dëgjon atë se si e sulmon fenë e tyre të vjetër, si i gjykon shtrembërimet e tyre, mirëpo prapseprapë ngushëlloheshin me atë që Muhamedi a.s. nuk e bën haptazi. Kur filloi ai të thërret në Fenë Islame haptazi, atëherë mushrikët filluan ta sulmojnë me të madhe Muhammedin a.s. dhe shokët e tij.
Edhe pse ata e urrenin Muhamedin a.s. nuk guxonin të ndërmerrnin asgjë kundër tij, sepse atë e mbronte mixha i vet, Ebu Talibi, por ata armiqësinë dhe dhunën e ushtronin mbi muslimanët e pambrojtur, që ata t'i detyrojnë të kthehen në fenë e tyre të vjetër. Këto sulme dita ditës shtoheshin dhe bëheshin më të padurueshëm, kështu që shumë muslimanë u detyruan ta lëshojnë Mekken dhe me dy hove të shpërngulen në Abisini, e më vonë edhe në Medine.
Sulmet e pa besimtarëve mbi muslimanët nuk u ndalën, por përkundrazi bëheshin gjithë e më të padurueshëm, sidomos pas vdekjes së mixhës së Muhammedit a.s., Ebu Talibit, i cili e ka mbrojtur deri në vdekje nga pabesimtarët.Të njëjtin vit pak para vdekjes së Ebu Talibit, i vdiq edhe gruaja e parë, hazreti Hatixheja. Për këtë shkak Pejgamberi i Allahut shumë u dëshpërua dhe ky vit u quajt ,viti i dëshpërimit.
Mbas vdekjes së Ebu Talibit, Muhammedi a.s. e pa se nuk mund të qëndrojë më në, Mekke, andaj vendosi që së bashku me muslimanët e tjerë të shpërngulet në Medine, ku ishin shpërngulur gati të gjithë muslimanët, dhe ku Islami tashmë ishte përhapur dhe ishte forcuar mjaft. Kur pabesimtarët morën vesh se çka ka vendosur Muhammedi a.s. u besatuan që ta vrasin, por kjo nuk u shkoi përdore, sepse atë natë kur pabesimtarët e kishin rrethuar shtëpinë e tij, ai me ndihmën e Allahut xh.sh. doli nga shtëpia pa u hetuar dhe me hazreti Ebu Bekrin shkoi në Medine.
Kjo shpërngulje e Muhammedit a.s. prej Mekkes në Medine quhet hixhret. Prej kësaj date të rëndësishme muslimanët e llogaritin kalendarin e tyre hixhrij. Pas hixhretit (shpërnguljes) për një kohë të shkurtër, e gjithë Medineja me rrethinën e saj e pranoi Islamin. Mirëpo, pabesimtarët as në Medine nuk e lanë të qetë Muhammedin a.s. dhe shokët e tij, por edhe më tej i sulmonin, kështu që në mes muslimanëve dhe pa besimtarëve zhvillohej një luftë e vërtetë.
Muslimanët në krye me Pejgamberin a.s. me ndihmën e Allahut xh.sh. gjithmonë dilnin ngadhnjimtarë. Feja Islame përkundër dëshirës së pabesimtarëve gjithë e më shumë përhapej dhe muslimanët dita ditës gjithë e më shumë shtoheshin. Pabesimtarët e panë se ishte e kotë të luftohet me ta, andaj muslimanët pa kurrfarë rezistence e morën edhe Mekken.
Kur Pejgamberi i Allahut me shokët e tij hyri në Mekke, mekasit, të cilët ende nuk e kishin pranuar Islamin, të frikësuar pritnin se çka do të ndodhë me ta. Mirëpo, Muhammedi a.s. kur erdhi iu drejtua atyre dhe u tha: Vallë ç'mendoni, ç'do të bëjë unë me ju tash? "Ne prej teje presim vetëm mirë, o njeri fisnik" -u përgjigjën ata". Pejgamberi a.s. vazhdoi dhe tha: Sot unë po ua them juve atë çka ju tha Jusufi a.s. vëllezërve të vet: "Unë do të kërkoj nga Zoti im faljen tuaj.
Ai le t'ua falë. Ai është mëshirues". Kur pa besimtarët e panë se Muhamedi a.s. sillet aq mirë ndaj tyre, të gjithë e pranuan Islamin dhe u bënë shokë të tij, sikur të gjithë muslimanët e tjerë. Edhe pse u çlirua Mekka, Muhammedi a.s. nuk qëndroi aty, por për t'iu falenderuar medinasve, të cilët në çastet më të vështira e pranuan, përsëri u kthye në Medine. Vitin e dhjetë hixhri, Muhammedi a.s. erdhi për herë të fundit në Mekke që ta kryej haxhin, i cili edhe quhet "Haxhi lamtumirës".
Këtu Pejgamberi i All-llahut më së miri e shihte suksesin e punës së vet dhe me kënaqësinë më të madhe shikonte para vetes mija e mija muslimanë të cilët për herë të fundit i këshillonte të ndjekin rrugën e All-llahut xh.sh., rrugën e mirëkuptimit, rrugën e ndihmës që duhet dhënë njëri tjetrit.
Gjithashtu i këshillonte që tu largohen armiqësive, rrenave dhe veprave tjera të këqia, të cilat i ka ndaluar Kur'ani. Pas kësaj i pyeti të pranishmit se a e ke kryer plotësisht detyrën e vet, në çka iu përgjigjën me qindra mijëra zëra: "Po, o i dërguar i Zotit".
Në atë rast ua lexoi edhe ajetin e fundit të Kur'anit: Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj (A\3 sure Maide). Shumë muslimanë e panë se së shpejti do të ndahen nga Pejgamberi i tyre. Ashtu edhe ndodhi. Muhamedi a.s. pas një smundjeje të shkurtër kaloi në botën më të mirë në moshën 63 vjeçare, në vitin e 11 hixhri (më 8 qershor të vitit 632 miladi).

Jeta dhe vepra e Imam Muslimit
Dr. Abdul Hamid Siddiqui
Emri i plotë i Imam Muslimit është Abdul-Husain Asakir-ud-Din Muslim b. Haxhaxh el-Kushejri el-Naisaburi. "Muslimi" ashtu si e tregon nasba e tij, i përkiste fisit Kushejr të arabëve, pinjoll i klanit të madh të Rabia. Ai lindi në Naisabur (Nishapur) në vitin 202/817 ose 206/821. Prindërit e tij ishin besimtarë dhe ai u rrit në një atmosferë besimi. Kjo i la mbresa të forta në mendjen e tij dhe ai gjithë jetën e tij iu frikësua Zotit dhe gjithmonë përkrahu rrugën e drejtë. Ai ishte një shenjt i shkallës së lartë. Karakteri i tij i shkëlqyer moral mund të gjykohet nga fakti i thjeshtë se ai nuk u mor asnjëherë me përgojime, që është një e metë e zakonshme njerëzore.
Imam Muslimi udhëtoi shumë, për të mbledhur traditat, në Arabi, Egjipt, Siri dhe Irak, ku ai mori pjesë në leksionet e disa prej tradicionalistëve më të njohur të kohës së tij: Ishak b. Rahwaih, Ahmed b. Hanbelin, Ubejdullah el-Kawariri, Kuteibe b. Said, Abdullah b. Mesleme, Harmalah b. Jahja dhe shumë të tjerë.
Pasi mbaroi studimet ai u vendos në Nishapur. Pastaj u njoh me Imam Buhariun, dija e të cilit për hadithin dhe mprehtësia e tij e madhe për të, i lanë shumë përshtypje. Këto e lidhën Muslimin me Buhariun deri në fund të jetës së tij. Ai ishte admirues i zjarrtë dhe i një mësuesi tjetër të madh të hadithit, i Muhamed b. Jahja el-Dhuheli. Ai shkonte në leksionet e tij rregullisht, por kur ndryshimi i mendimit mes Muhamed b. Jahja dhe Imam Buhariut, për çështjen e krijimit të Kuranit të shenjtë, u kthye në armiqësi, Imam Muslimi qëndroi me Imam Buhariun dhe e braktisi Muhamed b. Jahjan. Pra ai u bë një ndjekës i vërtetë i Imam Buhariut.
Ai shkroi shumë libra për hadithin, por vepra më e rëndësishme e tij është koleksioni Sahih. Disa komentues të hadithit janë të mendimit se nga disa anë është vepra më autentike dhe më e mirë për këtë temë. Imam Muslimit iu desh shumë punë që të mblidhte 300 000 tradita dhe pastaj pas një shqyrtimi të plotë të tyre, ai mbajti vetëm 4000, vërtetësia e të cilave është shpallur plotësisht.1
Në përpilimin e tij ai shtoi një hyrje sqaruese, ku specifikoi disa prej parimeve që kishte ndjekur për zgjedhjen e materialit të tij.
Imam Muslimi ka dhënë kontribute të tjera të vlefshme në degë të ndryshme të literaturës së Hadithit dhe pjesa më e madhe e tyre e kanë ruajtur rëndësinë e tyre edhe në ditët e sotme. Mes tyre shumë të rëndësishme janë Kirab el-Musnad el-Kabir Ala el-Rixhal, Xhami Kebir, Kitab, el Asma vel-Kuna, Kitab el-Ilal, Kitab el-Uixhdan.
Metodat e tij të klasifikimit
Imam Muslimi studioi me saktësi shumë parime të shkencës së hadithit, të cilat nuk ishin marrë disi parasysh nga mësuesi i tij i madh Imam Buhariu (Allahu i mëshiroftë). Imam Muslimi i konsideroi autentike dhe të vërteta vetëm ato tradita që i ishin transmetuar atij nga një zinxhir i pandërprerë i personave të besueshëm dhe ishin në përputhje të plotë me atë që është treguar nga transmetuesit e tjerë, besueshmëria e të cilëve ishte pranuar unanimisht dhe të cilët ishin pa të meta.
Për më tepër, Imam Buhariu, ndërsa përshkruan zinxhirin e transmetuesve, ndonjëherë përmend kunja-n e tyre dhe ndonjëherë jep emrat. Kjo është e vërtetë veçanërisht në rastin e transmetuesve nga Siria. Kjo krijon një lloj pështjellimi, që Imam Muslimi e ka shmangur. Imam Muslimi i kushtoi vëmendje të veçantë vendosjes së fjalëve të sakta të tregimtarëve dhe thekson madje dhe ndryshimin më të vogël në formulimin e transmetimeve të tyre.
Imam Muslimi i kushtoi rëndësi ndryshimit mes dy metodave të njohura të transmetimit, haddathana (ai na e tregoi ne) dhe akhbarana (ai na informoi ne). Ai është i mendimit se mënyra e parë përdoret vetëm kur mësuesi po e tregon hadithin dhe nxënësi po e dëgjon, ndërsa mënyra e dytë nënkupton se nxënësi po e lexon hadithin para mësuesit. Kjo pasqyron kujdesin e tij të madh në transmetimin e haditheve.
Imam Muslimi ka punuar shumë dhe për lidhjen e zinxhirit të transmetuesve. Ai ka regjistruar vetëm atë hadith të cilin e kishin dëgjuar të paktën dy tabiinë të besueshëm, prej dy shokëve të profetit dhe ky parim është ruajtur gjatë gjithë zinxhirit pasues të transmetuesve.
Nxënësit e tij
Imam Muslimi kishte një rreth të gjerë studentësh, të cilët mësuan Hadithin prej tij. Disa prej tyre zënë një vend me rëndësi në historinë islame si për shembull Ebu Hatim Razi, Musa b. Harun, Ahmed b. Salama, Abu Isa Tirmidhi, Abu Bakr b. Khuseime, Abu Avana dhe Hafiz Dhehebi.
Vdekja e tij
Imam Muslimi jetoi në këtë botë 55 vjet. Gjatë jetës së tij ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke mësuar Hadithin, duke e përpiluar atë, duke ua mësuar të tjerëve dhe duke e transmetuar atë. Ai mbeti i tërhequr nga ky aktivitet i vetëm dhe asnjë nuk mund t'ia hiqte vëmendjen nga kjo detyrë fetare. Ai vdiq në vitin 261/875 dhe u varros në periferi të Nishapurit.
Referenca
(1) Është e rëndësishme të heqim një prej dyshimeve sipas të cilit po punojnë shumë orientalistë dhe dijetarë myslimanë me frymë perëndimore. Kur atyre u thuhet se imam Muslimi zgjodhi vetëm 4000 hadithe nga koleksioni prej 300 000 hadithesh, ata mendojnë se përderisa një numër kaq i madh hadithesh ishin të dyshimta dhe u refuzuan atëherë ata dalin në përfundimin se gjithë grupi i haditheve është fals dhe se duhet të refuzohet. Kjo tradhton injorancën e plotë të kritikëve edhe për dijen elementare të hadithit. Matn (teksti) nuk është baza mbi të cilën llogaritet numri i haditheve. Hadithet numërohen sipas zinxhirit të transmetimit. Si rrjedhim kur ne themi se Imam Muslimi mblodhi 300 000 hadithe dhe në përpilimin e tij përfshiu vetëm 4 000, kjo nuk nënkupton se ai e refuzoi pjesën tjetër të thënieve të profetit si të dyshimta. Kjo do të thotë se fjalët dhe veprat e profetit (a.s) iu transmetuan Imam Muslimit nëpërmjet shumë zinxhirëve të transmetimit, prej të cilave ai zgjodhi 4 000 si më autentike dhe e transmetoi tekstin sipas autoritetit të tyre. Një tekst (matn) që transmetohet nëpërmjet një qind senedeve në literaturën e hadithit, trajtohet si një qind tradita. Për shembull, teksti i hadithit të parë të Buhariut (veprat bazohen tek qëllimi) llogaritet si zgjedhje e njërit prej 700 haditheve, përderisa është transmetuar nga një numër kaq i madh senedesh.