Fëmija që bërtiste në Namaz !!!
A e dini pse?
Këtë ngjarje na e rrëfen imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë. Ai thotë:
Ishte një fëmijë që nuk i kishte mbushur ende dhjetë vjeç, sa herë që falej në xhami qëndronte në rreshtin e parë mbas imamit…
Gjatë leximit e ngrinte zërin lart, sidomos kur imami këndonte kaptinën Fatiha-Elhamin. Fëmija me zë të lartë thoshte –Amiiiiiiiiin...- saqë i nevrikoste edhe namazfalësit.
Imami nuk e ndërronte metodën e tij, me të përfunduar namazi e nxirrte fëmijën nga xhamia dhe as që i fliste. Një herë sapo përfundoi imami namazin e kapi fëmijën e vogël përdore dhe e pyeti:
-Pse vepron në këtë mënyrë?
Si mendoni ju, se iu përgjigj fëmija? Fëmija ia ktheu imamit:
Shtëpia ime është afër xhamisë dhe dy prindërit e mi nuk falin namaz asnjëherë, kështu që unë e ngre zërin lart, që ata ta kuptojnë, se unë po falem e të vijë të falet edhe ai.- Imami tha:
M’u rrëqeth trupi kur dëgjova fjalët e atij fëmije.- Imami dhe disa namazli u morën vesh, që sa herë të shkojnë, edhe ta këshillojnë atë njeri për faljen e namazit…
Shkuan dhe e këshilluan njeriun, e njoftuan për rëndësinë e namazit, për rrezikun e mos-faljes dhe për ndëshkimin në botën tjetër. Imami thotë:
-Pasha Allahun, prindi i fëmijës pas asaj këshille nuk i ka ikur asnjë namaz, dhe çdo obligim e falte në xhami me xhemat.
SubhanAllah, në vend që prindi ta këshillojë fëmijën për namazin, ndodh e kundërta.
-O Allah, furnizoji të gjithë muslimanët me fëmijë të hajrit, të cilët do të bëhen shkak për futjen e familjarëve të tyre në Xhenet.
Allahumme Amin.

Dua të bëhem Sahabij ( Shok i të Dërguarit )
Dua të bëhem Sahabij (shok i të Dërguarit).
Gjatë një ore mësimore, mësuesi pyet nxënësit:
“Çka dëshironi të bëheni në të ardhmen?”
Dëshirat e nxënësve ishin të ndryshme, disa thonin mjek, pilot, polic, inxhinier etj., përveç njërit prej tyre i cili tha një gjë të çuditshme ku të gjithë nxënësit qeshën.
Tha:
“Unë dua të bëhem Sahabij (shok i të Dërguarit)!”
Mësuesi u çudit me nxënësin dhe pastaj e pyeti :
“Pse Sahabij?”
Nxënësi u përgjigj:
“Babai im para se të bie në gjumë çdo herë më tregon nga një tregim të shokëve të Muhamedit, alejhi selam.”
Sahabiu e do Allahun dhe të Dërguarin, sahabiu është trim.., kështu që dua të bëhem sikurse ai.
Heshti mësuesi dhe u përpoq të ndalë lotët nga kjo përgjigje, dhe më pas ai e mësoi se pas këtij fëmije, qëndron një baba i madh, për atë edhe qëllimi i fëmijës është i madh.

Biri keqbërës
Biri keqbërës.
Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbyll çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë.
E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës duke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që i pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë.
Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, dhe nuk di nga t'ia mbaj.
E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: "O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë ashtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt."
Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi.
Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa nëna për shpëtimin e tij.
Nëna gjithëherë ka zemër madhështore dhe të butë.
O Allah, na bëj prej atyre që i respektojnë prindërit.
Allahu ka thënë: "Thuaj: Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 24).

Mbreti dhe Veziri
Thuhet se nje mbret kishte urdheruar te mblidheshin 10 qen te eger dhe te pameshirshem.
Detyra e tyre ishte te shqyejne cdo vezir qe i jep keshilla te gabuara.
Pas disa pervojash teper dramatike, veziri i radhes i jep nje keshille te gabuar mbretit, por pasi i kishte sherbyer denjesisht per dhjete vite me radhe.
Menjehere mbreti urdheron te hiedhej tek qente.
Para se ta marrin ushtaret, veziri i kerkoi nje nder mbretit: Ti jepej afat dhjete dite dhe mbreti ia lejoi kete privilegj.
Menjehere, veziri vajti tek kujdestari i qenve dhe i kerkoi nje nder: Tu sherbeje qenve te tij per dhjete dite.
Edhe pse u cudit nga kjo kerkese, kujdestari e pranoi dhe u largua.
Per dhjete dite, veziri i ushqeu, i pastroi, i lau dhe u perkujdes maksimalisht per qente.
Diten e ekzekutimit te urdherit mbreteror, veziri u fut ne kafazin perkates dhe mbreti dha sinjalin e leshimit te qenve.
Te dhjete qente u sulen drejt kafazit, por me te mberritur tek veziri filluan ti lepijne kembet dhe ti kercejne siper me dashamiresi.
Mbreti e pyeti me habi: Cfare u ke bere qenve keshtu?!
Veziri i tha: O mbret! Ketyre u sherbeva per dhjete dite dhe ma diten per nder e nuk e harruan te miren.
Kurse ty te sherbeva dhjete vite dhe harrove gjithcka per nje cast.
Mbreti uli koken dhe urdheroi qe ti falej jeta vezirit.
Mos e harroni te shkuaren e bukur, thjesht per nje gabim te castit!

Kush e blen nënën time ?
Në natën e martesës, nusja i flet dhëndrrit në vesh që ai nënën e tij ta largojë nga podiumi (vend i ngritur si skenë), sepse nuk i pëlqente asaj!
Dhëndrri e morri mikrofonin dhe tha: “Kush po e blen nënën time?”
U çuditën të pranishmit në sallë me sjelljen e tij dhe këtë ai e përsëriti tri herë.
Pas kësaj e hodhi unazën dhe tha: “Unë e blej nënën time”.
U kthye në drejtim të nuses dhe e lajmëroi se ajo tanimë është e shkurorëzuar dhe tha: -Unë e blej nënën time! E morri atë dhe u largua nga salla.
Në vendin e tij u përhap tregimi dhe qëndrimi i tij, më pas erdhi një njeri tek ai dhe i tha: -Unë nuk gjej burrë më të mirë sesa ti për vajzën time, kështu që e martoi vajzën e tij me të pa harxhime materiale.
O Allah, bëji nënat tona nga banoret e xhenetit. Amin!

Shuplaka e dijetarit si përgjigjje në pytjen e studentit ...!
Ishte nje here nje djalosh I cili ka shkuar ne mergim per te studijuar. Kur u kthye, pyeti prinderit e vet qe tia gjejne nje dijetar apo ndonje ekspert I cili do te mund te pergjigjej ne tri pyetjet e tij. Me ne fund prinderit e tij e gjeten nje dijetar Islam.
Djaloshi: Kush je ti? A mundesh te me pergjigjesh ne tri pyetjet e mija?
Dijetari: Une jam njeri prej robeve te All-llahut, inshallah me ndimen e All-llahut do te mundohem te pergjigjem.
Djaloshi: A je I sigurt? Shume mesues dhe ekspert nuk kane ditur te me pergjigjen.
Dijetari: Do te jap cdo gje prej vete, me ndihmen e All-llahut xh.sh..
Djaloshi:
1. A egziston Zoti? Nese po me trego dukjen e tij?.
2. Cke eshte Kysmeti?
3. Nese shejtani eshte I krijuar nga zjari, pse ne fund do te jete I hedhur ne zjarr? Si duket nuk do te pesoj fare pasi qe shejtani eshte I krijuar nga zjarri?
Pernjeher dijetari, ia dha nje shuplake djaloshit.
E pyeti djaloshi. (Me ndjenjen e dhimbjes dhe hidherrimit): Pse u hidherove ne mua?
Dijetari : Nuk jam hidheruar ne ty fare.
Shuplaka eshte pergjigje ne tri pyetjet e tua.
Djaloshi:Por une fare nuk po kuptoj.
Dijetari: Si po ndihesh pas shuplakes?
Djaloshi: Ndiej dhimbje ende.
Dijetari: Me kete don te thuash se dhimbja po egzistojka?
Djaloshi: Po.
Dijetari: Me trego si duket?
Djaloshi: nuk mundem.
Dijetari: Kjo eshte pergjigjeja ne pyetjen e pare. Te gjith ne e ndiejme egzistimin e All-llahut xh.sh. e nuk e shohim se si duket.
Dijetari: A ke enderuar mbreme se do te te godas me shuplake?
Djaloshi: Jo.
Dijetari: A ke menduar ndonjeher se do te te godas sot shuplak?
Djaloshi: Jo.
Dijetari: a ke menduar ndonjeher se do te maresh shuplake nga une?
Djaloshi: Jo.
Dijetari: Ky eshte kysmeti (Fati)
Dijetari: Dora ime me te cilen te kam goditur, nga cfare eshte?
Djaloshi: Eshte nga mishi dhe lekura.
Dijetari: e fytyra jote nga cka eshte?
Djaloshi: Nga lekura dhe mishi.
Dijetari: Cfare ndjeve pasi qe te godita?
Djaloshi: Dhimbje.
Dijetari: Pa mare parasysh qe shejtani eshte nga zjarri, kur All-llahu do, xhehenemi do te jete vend I dhembshem per shejtanin.

Tregim prekës: Burri & Gruaja dhe Shpresa te ZOTI xh.sh.
Pas 4 vite martesë, njerëzit filluan të flasin për martesën tonë. Nuk po kanë fëmijë, a thua tek kush është defekti?
Askush nuk e dinte, gjersa shkuan në spital për t’u kontrolluar ai dhe bashkëshortja e tij. Rezultatet treguan se gruaja është sterile, ndërsa burri është i shëndoshë. Hyri mjeku dhe tha : gruaja jote nuk lindë, është e sëmurë.
Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e pastaj e falënderojmë Allahun.
Burri i thotë mjekut, po e thërras gruan time, por thuaji asaj se defekti është tek unë e jo tek ajo, dhe kështu u morën vesh me njëri-tjetrin.
E mori gruan dhe hynë së bashku te mjeku. Mjeku ia priti duke i thënë : “ Burri juaj është steril”, dhe nuk ka shpresë për shërim, përveç shërimit nga ana e Allahut.
Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, dhe filloi t’ i shfaqë shenjat e mërzisë, e njëkohësisht edhe pajtimit me caktimin e Allahut.
U kthyen në shtëpi dhe nuk shkuan shumë ditë u përhap lajmi tek familjarët dhe farefisi.
Kaluan 5 vite martesë dhe dy bashkëshortët po bënin durim, derisa erdhi momenti dhe gruaja i thotë burrit: o filan të kam duruar qe 9 vite, tani kërkoj shkurorëzim nga ti. Edhe pse ajo në sytë e njerëzve dukej si gruaja më e mirë dhe më e sjellshme, gruaja që qëndroi pranë burrit të saj edhe pse ai ishte steril gjatë gjithë asaj kohe, dhe ajo ka të drejtë në fjalën e saj, përderisa burri është neglizhent për shëndetin dhe shërimin e tij.
Gruaja: dëshiroj të martohem dhe të shohë fëmijët e mi.
Burri i thotë: oj gruaja ime, kjo është sprovë nga Allahu.
Gruaja: Po. Do të qëndroj me ty vetëm edhe këtë vit.
Burri u pajtua me këtë, ndërsa shpresa tek Allahu ishte e madhe.
Nuk kaloi shumë kohë nga kjo bisedë, kur gruaja u sëmurë nga veshka dhe filloi të lëkundë ndjenjat e saj.
Filloi ta qortojë burrin e saj për mosshkurorëzimin dhe se ai është shkaktar për gjithë këtë. Pse nuk me shkurorëzove t’i isha martuar dhe ti kisha lindë fëmijët e mi?
Kjo grua u shtri në spital, ndërsa burri i thotë se do të udhëtojë drejt shteteve të perëndimit për të kryer disa punë. Gruaja i thotë do të udhëtosh? Tha po, për ta kërkuar një veshkë!
I telefonoi gruas. e përgëzoi se ka gjetë një person që do të ia dhurojë veshkën, dhe se do të kthehet shumë shpejt.
Një ditë para operacionit erdhi dhuruesi i veshkës, i cili kishte shtetësi arabe e përshëndeti burrin, babanë dhe vëllain e gruas dhe nga ata mori shumë lëvdata.
Burri kërkoi leje nga gruaja e tij të udhëtojë jashtë vendit (A.Saudite) për ti mbaruar disa punë, ndërsa ajo i thoshte se po udhëton në kohën kur unë po operohem. Shko! Edhe ashtu ti nuk je bashkëshorti im!.
Operacioni ishte i suksesshëm, burri pas një jave u kthye në shtëpi dhe tek ai po vëreheshin shenjat e lodhjes dhe rraskapitjes.
Mos mendo larg, ai ishte qe ia kishte dhuruar veshkën!!
E burri me shtetësi arabe ishte vetëm një dramë.
Po, vërtet ai ia ka dhuruar veshkën gruas së tij, dhe për këtë nuk e dinte askush.
Nëntë muaj pas operacionit gruaja mbetet shtatzënë dhe një lindë një vajzë.
Gëzimi i kaploi të gjithë, familjen, fqinjët, burrin dhe gruan. Jeta e tyre iu rikthye normalitetit.
Burri gjate kësaj kohe mbaroi magjistraturën dhe doktoraturën në sheriatin islam dhe punonte si noter në qytetin e Xhides.
E shfrytëzoi këtë kohë për t’u bërë edhe hafiz i Kur’anit , e po ashtu kishte marrur me sened edhe rivajetin e Hafsit.
Një shok thotë: kemi qenë udhëtarë me të, dhe ai kishte harruar ditarin e jetës së tij mbi tavolinë, të cilin e kishte lexuar gruaja e tij dhe menjëherë e kishte telefonuar duke qajtur, ndërsa kjo e qajtur e gruas bëri që edhe ai të zhgrehet në vaj.
Kam ndenjur me shokun tim pas një kohë dhe më ka thënë: ajo nuk mund të më shikojë me sy që prej tre muajsh, kur flet shikon poshtë dhe i dridhen sytë.
Më ka thënë: në dhjetë vitet fundit kam shijuar të gjitha llojet e dhimbjes:
- kam qajtur dhe s’ka pasur kush të mi fshijë lotët, ndërsa ajo qante dhe isha unë ai që ia fshija lotët,
-isha i huaj në shtëpi në mesin e familjarëve të mi, e ajo ishte gruaja e përkëledhur dhe e mëshiruar.
-isha unë që gaboja, e ajo nuk gabonte…isha e isha...
Ndërsa tash besoj se lotët e tij ishin të mjaftueshëm që të kuptoj se si Allahu e shpërbleu për durimin e tij gjatë gjithë atyre viteve.
E kam jetuar këtë tregim, edhe pse mund të thuash se ishte iluzion. Por jo. Ishte një realitet.
Si kjo grua ka shumë, por a thua ka burra sikurse ky?!

Që të më dojë burri im . . . !
Një grua shkoi te një dijetarë duke menduar se ai është magjistar dhe kërkoi nga ai që ta bëjë një magji, me të cilën pastaj burri i saj do ta dojë atë më shumë se çdokush në botë që e don gruan e tij. Por, ai duke qenë dijetarë dhe edukatorë i tha asaj: Ti po kërkon një gjë që nuk është e lehtë, po kërkon një gjë që është shumë e madhe. A do të jeshë e gatshme të bartësh çdo gjë me të cilën do të ngarkoj?
- Ajo tha: Po.
- I tha: Dëshira yte nuk mund të plotësohet, përveç nëse më bjen një qime nga qafa e luanit.
- Tha: Luanit?!
- Tha dijetari: Po.
- Tha ajo: Si mund ta bëjë këtë pasiqë luani është egërsirë dhëmbëshkyese dhe mund të më mbytë, a nuk ka ndonjë zgjidhje më të lehtë dhe më të sigurtë?
- I tha asaj: Nuk mund të plotësohet dëshira yte, që të të dojë burri aq shumë, përveç nëse e bën këtë. Por, ti mendo mirë se mund të gjeshë zgjidhje të përshtatshme që t'ia arrijsh këtij qëllimi.
U kthy gruaja, dhe filloi të mendojë si ta arrijë këtë, por vështirë t'i gjente vetes zgjidhje. Atëherë u takua me disa gra, të cilave u besonte dhe nga të cilat dilte dituri dhe urtësi. Njëra prej tyre i tha, se luani mund të të kafshojë vetëm kur është i uritur, andaj ti ushqeje mirë dhe ngope me mish, që pastaj të jeshë e sigurtë prej dëmit të tij.
E mori gruaja këtë këshillë, mbushi qeset me mish, dhe u nis rrugës për të realizuar dëshirën. Filloi nga larg t'ia hedh mishin luanit, derisa dita ditës duke iu afruar pak nga pak, arriti që të qëndroj përballë luanit, duke mos pasur dëm nga ai, pasiqë ai nuk dyshonte në dashurinë dhe mirësinë e saj, derisa filloi t'ia përkdhelë kokën, dhe arriti që të marrë një qime prej qafës së tij.
Pasi e mori atë, filloi me të shpejtë dhe përplot gëzim, të kthehet te dijetari për të cilin mendonte që është magjistar, që t'ia jep qimen dhe ta realizon ëndërrën e saj, e ta perfitojë zemrën e burrit të saj njëherë e përgjithmonë.
Kur e pa dijetari qimen që ia kishte sjellë ajo, e pyeti:
- Çka bëre... si arrite deri te kjo qime?
- Ajo iu përgjigj: Së pari kam përdorë metodë të logjikshme dhe shumë të përshtatshme, derisa ia zbuta zemrën luanit, e pastaj gradualisht, me durim të shumtë, dhe me mund maksimal.
Kur i dëgjoi dijetari fjalët e saj, tha:
- Oj robëreshë e All-llahut, burri yt nuk është asnjëherë më i ashpër dhe më i egër se luani, andaj përdore ndaj burrit tënd metodën që ke perdorë ndaj luanit, zbutja dhe përfitoja zemrën atij ,ashtu siç ia fitove luanit, e pastaj jep mund dhe duro, do të fitosh atë që ke kërkuar.

Djali i ri që donte të bënte Zina ?
Një ditë Pejgamberit a.s i erdhi një djalë i ri në pranin e tij. Djali ishte shumë i mërzitur. Djali i thotë Pejgamberit a.s “O i dërguarii All-llahut më jep leje të bëj zina. Tashmë nuk duroj dot. Ata që ishin të pranishëm u nevrikosën shumë nga fjalët që po fliste djali i ri dhe erdhën drejtë tij.
Disa filluan ta qortojnë e disa i erdhën afër për ti mbylur gojën. Kishte dhe nga ata që donin ti gjuanin. Por shembulli i mëshirës Pejgamberi a.s jo vetëm që nuk lejoi asnjërin të bënte atë që donte por e dëgjoi djaloshin me vëmendje.
Pastaj e thirri pranë tij e uli afër gjunjëve të vet dhe e pyeti: “ A do dëshiroje që një gjë të tillë ta bënin me nenën tënde?
Djaloshi: “Nëna dhe babai dhënshin jetën për ty sigurisht që nuk do doja” Pejgamberi a.s: “ asnjë njeri nuk do që të bëhet një gjë e tillë me nënat e tyre.
Por nëse do kishe nje vajzë a do të doje që dikush të bënte nje gjë të tillë me të? Djaloshi: “ O i dërguari i All-llahut dhënsha jetën per ty sigurisht që nuk do doja” Pejgamberi a.s: “asnjë njeri nuk do donte që një gjë të tillë tu bënte vajzave të tyre” Dakord po nëse ke hallë apo teze a do doje që dikush ta bënte një gjë të tillë më to? Jo o i dërguar.
A do doje që të bëje zina me motrën e dikujt tjetër? Jo o i dërguari i All-llahut xh.sh nuk do doja.
Dhe Pejgamberi a.s i mbaroi fjalët e tij kështu: “Asnjë njeri nuk do që dikush të bëjë një punë të tillë me hallën, tezen, motrën e tyre etj..” pastaj Pejgamberi a.s bëri dua për djaloshin e ri. •••
Disa transmetues thonë se ky djalosh ka qënë një djalë i quajtur Xhulejbib i cili nuk arriinta ta zotëronte veten përballë epshit të tij dhe midis shokëve ë pejgamberit a.s kishte një nam të keq.
Por pas kësaj ngjarjeje që ndodhi me Pejgamberin a.s ai ndryshoi komplet. Atij nuk dëshironte askush ti jipte vajzë por me ndërmjetësimin e Pejgamberit a.s atë e martuan. Pak pasi u martua ra dëshmorë në një luftë. Në fund të luftës Pejgamberi a.s pyeti shokët e tij a keni ndonjë mangut? Ata u përgjigjën jo o i dërguar.
Ju nuk keni asnjë mangut por unë kam një mangut tha Pejgamberi a.s dhe shkon tek koka e Xhulejbibit dhe tha: “Xhulejbibi është nga Unë e Unë jam nga Xhulejbibi”.
Marrë nga libri pjesë historike nga jeta e Pejgamberit a.s vëllimi 3

DY REKATE MË TË DASHURA SE SA KREJT DYNJAJA !
Një ditë një dijetar islam kishte shkuar tek varrezat që t’i vizitonte, të përkujtonte vdekjen dhe të merrte mësim nga gjendja e të vdekurve. Kur u kthye, e pa një pemë afër kështu që u afrua të pushonte nën hijen e saj, sepse ishte verë dhe ishte vapë e madhe.
Para se të ulej, meqë ishteme abdes, i fali dy rekate, pastaj u ul. E kapi një kotje gjumi dhe kështu pa një njeri nga të vdekurit, i cili erdhi duke tërhequr zvarrë qefinin.
I dha selam dhe qëndroi te koka e tij.
- A më njeh mua? – tha. – Unë jam pronari i këtij varri afër teje, erdha të të flas për një çështje të madhe. – Ç’është ajo? – i tha ky.- A i ke parë ato dy rekate që i fale më parë? – tha ia.- Po! – thotë kydijetari. -Për Zotin! Unë kam shumë dëshirë të kthehem në dynja dhe t’i fali dy rekate të tilla!–tha ai.
Ju o të gjallë, jeni miskinë! Ju punoni, por nuk dini, ndërsa ne të vdekurit dimë (se e kemi parë si qëndron puna), por nuk mund të punojmë. Na ka dalë nga dora rasti i jetës së dynjasë.
U zgjua njeriu nga gjumi duke marrë një këshillë të madhe nga pronari i varrit afër tij!

Përse është haram Alkooli ?
Një njeri i cili nuk kuptonte ose nuk dëshironte të kuptonte arsyen përse është haram alkooli shkoi tek një dijetar dhe e pyeti: – A më bën dëm po të ha pak rrush? – Jo nuk të bën dëm. – Po sikur të ha pak bar pas rrushit? – Nuk të ndodh asgjë, mund të hash. – Po sikur të pi edhe pak ujë a më bën dëm? – Jo, nuk të bën dëm.Burri mbeti shumë i kënaqur nga këto përgjigje dhe tha:- Por, nëqoftëse përzien këto të trija bëhet një verë shumë e mirë… po t’i përziej këto në stomak nuk është haram, përse atëherë bëhet haram t’i përziej para se t’i fus në stomak?Dijetari buzëqeshi, morri një grusht dhe, dhe e pyeti burrin:
- Po ta hedh këtë dheun a vritesh?
- Jo!
- Po të hedh edhe pak ujë a vritesh?
- Jo!
- Po të të lë të presësh pesë minuta në diell a ndien dhimbje?
- Jo, nuk ndiej.
Atëherë dijetari vazhdoi:
- Po t’i bashkoj dheun, ujin dhe nxehtësinë e diellit dhe më pas të godas në kokë çfarë ndodhë?
Burri kur dëgjoi këto fjalë vuri të dy duart në kokë dhe filloi të bërtiste:
- Ah koka… ah koka!
- Nuk po të gjuan askush me tullë në kokë tani, çfarë ke që bërtet?
- Nuk po më gjuan me tullë, por fjalët që i the më ranë në kokë më të rënda se tulla, u përgjigj burri.

Trëgim për një dashuri Madhështore
Duke udhëtuar në kohët e kaluara por fisnike të myslimanëve, sot do të shkoj shumë larg në kohën dhe vitet në të cilat në Tokë ende ishte gjallë i Dërguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.s. Zemra e tij e mbushur me dashuri ndaj Allahut dhe gjithë besimtarëve numëronte rrahjet e fundit të saj.
Sytë më të bukur që lotuan me lotët më të vlefshëm që njeh historia, të mbuluar me kapakët e rënduar nga temperatura dhe ethet që e kishin kapluar robin më të mirë të Allahut, sytë e mbushur me dritë vezulluese, sepse nuk kishin shikuar në atë që Allahu kishte ndaluar, për herë të fundit i viziton personat e dashur.
Zemrat e sahabëve ishin të tendosura dhe gati nuk dilnin nga krahërorët e tyre, të mbushura nga burimi i pastër për shkak se po largohet miku më i mirë i tyre.
Gati nuk kishin menduar asnjëherë që do t’i lërë mësuesi i tyre më i mirë.
Kishin menduar se do të mbeten pa nënë e baba, por me mbetë pa modelin më të bukur, shëmbëlltyrën më të përkryer dhe dashurinë e zemrës më fisnike e bujare, për këtë asnjë moment nuk kishin menduar.
Por, këto ditë të rënda dhe të lodhshme me vete sollën edhe këto mendime, për zemrën të padëshpëruar dhe gati të papranueshme. Në këto ditë vape të verës në Mekë mbizotëronte një heshtje e jashtëzakonshme, lodhja nuk ndihej ndërsa tregtarët pak vëreheshin, sikur çdo gjë ndjellte sprovën më të madhe.
Sahabët në xhami presin mikun e tyre më të madh, mësuesin, yrnekun, shokun, vëllain, imamin dhe udhëheqësin. E dinin që Muhammedi s.a.v.s. ishte i sëmurë, por dëshironin shërimin e tij. I mbështetur në mesin e dy miqve të tij, duke u dridhur në xhami hyri Muhammedi s.a.v.s. I sëmurë, por i dashuruar në xhami, në namaz dhe vizita e shtëpisë së Allahut nuk ndalej.
Pasi mori pak fuqi, Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit dhe iu drejtua masës:
“O njerëz, e di që jeni të brengosur për atë që do të vijë kur do t’u lë dhe shkoj te Zoti im. A thua ndonjë i dërguar i Allahut ka mbetur përherë me pasuesit e tij? Jo. Sikur ndonjëherë të kishte mbetur edhe unë do të mbetesha me ju. Por, unë jam vetëm njeri i rëndomtë, i vdekshëm sikur gjithë njerëzit tjerë. Të gjithë e kemi fundin tonë. Vetëm Allahu është i përhershëm. Ai përcakton fillimin dhe fundin e jetës sonë. Çdo gjë është në pushtetin Tij. Çdo gjë ndodh me dëshirën e Tij. Ai është mbi çdo send.”
Mund të paramendoni se çfarë ndodhi pas këtyre fjalëve. Zemrat u mbushën me pikëllim dhe brengë, me pikëllim për shkak të paralajmërimit të shkuarjes nga dynjaja e njeriut më të mirë të historisë, brenga ngase nuk do të jetë ai që do të jepte këshillat më të bukura, ai i cili thërriste në rrugën e drejtë dhe largonte në mënyrë të bukur nga e keqja, nuk ka më ruajtës të komunitetit dhe individit. Si të mbetesh në rrugë të drejtë kur të lë ky këshillues kësisoji?!
Filloi vajtimi. Dënesje, por jo të zakonta. Dënesjet për më të dashurin, dënesjet nga të cilat lëkundeshin trupat, sytë e skuqur si gjak, këmbët e këputura, ndërsa zemrat zhyteshin gjithnjë e më shumë në brengë. Pyesnin kur dënesjet dhe vaji do të ndalen, dhe a ka mundur të ndalen.
Fjalët nga goja e bekuar përsëri dolën:
“Mesazhi im i fundit është që të besoni fuqishëm në një Zot dhe të bëni vepra të mira. Pasoni rrugën e Kuranit, rrugë të cilën Zoti u përcaktoi. Nëse nuk veproni kështu do të bini në hidhërimin e Allahut dhe do të mposhteni.
Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (El - Asr, 1-3)
Vëllezër, koha e kthimit tim te Zoti im është afër. Ai më së miri e di momentin e vdekjes sime. Unë dëshiroj me shpirt të pastër të shkoj para Allahut të madhërishëm. Nëse dikënd e kam lënduar, nëse dikujt i kam mbetur borxh ose nëse dikënd e kam goditur, le të thotë tani, le të marrë të drejtën e tij tek unë dhe le ta paguajë llogarinë e tij.
Asnjëherë nuk jam hakmarrë ose ndaj dikujt kam treguar urrejtje. Asnjëherë nuk kam dëshiruar dikënd ta dëmtoj ose t’i bëj keq. Por, nëse kjo ka ndodhur, lirisht thuani.
Kërkoni kompensimin dhe mos lejoni që me borxhin apo hakun tuaj të shkoj para Allahut të madhërishëm!”
Në xhami një heshtje e rëndë. Dëgjoheshin vetëm dënesjet e sahabëve të cilët më kot mundoheshin ta ndalin vajin. Në të njëjtin moment ndienin pikëllimin e pafund për gjendjen e Pejgamberit s.a.v.s., por edhe mahnitje dhe krenari për këto fjalë të fuqishme dhe fisnike.
Askush as që kishte paramenduar që në pyetjen e tij dikush mund të paraqitej.
Njeriu me emrin Ukash u ngrit dhe tha: “I Dërguar i Allahut, më ke borxh tre dërhem.”
Ata që ishin prezent nuk mund t’u besonin veshëve dhe syve të tyre. E shikonin me urrejtje, por për shkak të respektit ndaj Pejgamberit s.a.v.s. nuk thanë asgjë. Në këto fjalë, Pejgamberi s.a.v.s. buzëqeshi butësisht dhe në vërejtjen e Ukashit ia ktheu: “Të besoj Ukash, por ma kujto kur ndodhi kjo.”
Ukashi tha: “Një ditë t’u afrua një i varfër dhe kërkoi ndihmë, e ti nuk pate të holla pranë vetit dhe huazove nga unë tre dërhem. Ende nuk m’i ke kthyer.”
Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi Aliun r.a. t’i sjell tre dërhem dhe t’ia jep Ukashit. Sahabët nuk mund të besonin në këtë që po shikonin. Pyeteshin nga kjo trimëri dhe guxim i Ukashit ta maltretojë Pejgamberin e sëmurë dhe të molisur.
Por, Pejgamberi s.a.v.s. përsëri pyeti a i ka mbetur kujt borxh apo dikënd në njëfarë mënyrë e ka dëmtuar. Përsëri u paraqit Ukashi: “I Dërguar i Allahut, njëherë kur kalëronim me deve pranë Taifit, padashje më ke goditur me kamxhik në gjoks dhe kjo më ka shkaktuar dhembje shumë. Dëshiroj kompensim për këtë goditje!”
Në mesin e sahabëve u bë çrregullim i vërtet. Me zë akuzonin Ukashin, ndërsa Omeri r.a. mezi u përmbajt për ta goditur këtë sahab.
Mirëpo, Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit i qetë dhe urdhëroi Aliun r.a. t’ia sjell kamxhikun.
“A thua do ta godasësh Pejgamberin?” “Më godit njëqind herë mua për një goditje që të ka bërë Pejgamberi!” T’i jap 100 deve t’ia bëjsh hallall Pejgamberit!” Si nuk ke turp Ukash çfarë bën!” - bërtisnin ata që ishin prezent, por ai nuk u vinte veshin fjalëve të tyre dhe ishte këmbëngulës në dëshirën e tij.
Kur Aliu r.a. i solli kamxhikun Ukashit, me kërkesën e re i ngriu zemrat e gjithë atyre që ishin prezent, saqë disa deshën ta vrasin.
Kërkoi sa vijon: “O i Dërguar i Allahut, kur ti më pate goditur, gjoksi im ishte i zhveshur, andaj zbulo edhe ti gjoksin tënd që me nder ta marr hakun tim!”
Muhammedi s.a.v.s. pa vërejtje dëgjoi dhe zbuloi gjoksin e tij. Sahabët të çuditur shikonin duke mos besuar se a thua vërtet po ndodh kjo. Kur të gjithë prisnin goditjen, Ukashi u hodh në gjoksin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe filloi ta përqafojë duke qarë dhe duke thënë: “O i dashuri i Allahut, gjatë kam pritur ta përqafoj gjoksin tënd të bekuar. Pasha Allahun, jam gati të vdes për ty nëse duhet!”
Ah, ah, ah! Të gjithë qanin. Dënesjet shponin zemrat, rrëke lotësh rrjedhnin.
Dashuria e vërtet u zbulua para njerëzve, dashuria e Ukashit ndaj Pejgamberit s.a.v.s. Për çfarë ka qenë të inskenojë ky sahab për të arritur dëshirën më të madhe në dynja¸ për të përqafuar gjoksin e bekuar të Pejgamberit s.a.v.s.
Ky është tregimi për këtë dashuri. Ndërsa neve nuk na mbetet pos që t’i përqafojmë këto hadithe të shkruara në libër, ta përqafojmë sunnetin e tij dhe ta ruajmë në praktikën tonë.
Ishin këto ditët e fundit të jetës së krijesës më të zgjedhur të Allahut, Muhammedit s.a.v.s. i cili shfrytëzoi çdo moment të mundshëm që të na këshillojë që paqja, drejtësia dhe nderi janë ideale të pacënueshme kah duhet të orientohemi. Na mësoi se secila e drejtë e çdokujt duhet respektuar, edhe nëse ne nuk e dëshirojmë.
Me madhështinë e tij na tregoi në modestinë dhe përulësinë më të madhe.
Në realitet, tërë jeta e tij është një burim i pashterrur nga i cili gjenerata dhe gjenerata pas tij shuan etjen dhe fisnikëruan jetët e tyre.
Të bëhemi edhe ne si ata dhe t’i ujitim shpirtrat tanë të etur.

Ke thënë se nuk do të vish në Xhami ?
Njeriu duke ecur rrugës e pa një mik të vjetër. Ishte dita e premte, thërriste ezani i xhumasë.
- Eja me mua në xhami, i tha.
- Është e xhuma dhe duhet të falemi.
- Ti e di se unë nuk shkoj në xhami, i tha kalimtari.
Njeriu e pyeti:
- E di, por cili është shkaku?
Ai tha:
- Nuk e di. Ndoshta pak ndikon rrethi, por gjithsesi më prishet hekurosja në pantallona gjatë namazit!
Njeriu i tha:
- Mos u mahit, për këtë nuk e fal namazin?
Ai tha:
- Jo, seriozisht. Kujdesem shumë për rrobat dhe e dua ngjyrën e gjelbër.
Dhe vërtet kur e vërejti njeriu atë, e pa se kishte rroba të gjelbra të hekurosura bukur.
Njeriu e pyeti:
- A ke shkuar ndonjëherë në xhami?
Kalimtari tha:
- Po, vetëm kur kam qenë fëmijë me gjyshin tim, por tani nuk shkoj fare.
Njeriu u pendua që kishte filluar me të një bisedë të tillë. Por, dy muaj më vonë, njeriu dëgjoi se miku i tij kishte ardhur në xhami. Dhe vërtet miku i tij ishte në xhami para gjithë safëve dhe ishte i veshur me rroba të gjelbra.
Iu afrua ngadalë dhe me zë të ulët njeriu i tha:
- Ke thënë se nuk do të vish në xhami?
Miku nuk fliste fare. Ishte i shtrirë në tabut i mbuluar me mbulesë të gjelbër i përgatitur për t’ia falur xhenazen.

Mos nxirr përfunime pa mësuar gjithë të vërtetat !
I moshuari dhe dy bashkëshortët
Një i moshuar kishte zënë vend në një kabinë treni bashkë me të birin e tij 25 vjeçar, i cili qe ulur pranë dritares dhe dukej shumë i gëzuar. I nxori duart jashtë dritares dhe ndiente erën tek përshkonte ato ndërsa nga gëzimi bërtiste: “Baba, a nuk sheh si gjithë këta lisa na ndjekin pas!” I moshuari buzëqeshi si shenje pjesëmarrjeje në gëzimin e të birit.
E kabinën me ta e kishin ndarë dy bashkëshortë, të cilët dëgjonin me vëmendje bisedën e babait me të birin. Në fakt, sjelljet e këtij 25 vjetari si ‘fëmijë’ i penguan pak.
Befasisht, djaloshi thirri prapë: “Baba, shikoje pellgun dhe kafshët në të! Shikoji retë si ecin bashkë me trenin!” Çudia e bashkëshortëve nga këto gjeste të djaloshit vetëm sa vinte e shtohej.
Filloi të binte shi. Pikat e shiut lagnin duart e djaloshit ndërsa fytyra e tij shkëlqente nga gëzimi. Prapë thirri: “O baba! Po bie shi, ma ka lagur dorën, a nuk po e sheh!”
Këtu dy bashkëshortët humbën durimin dhe iu drejtuan plakut: “Përse nuk e dërgon të birin në spital për shërim (psikik)?” “Ne në fakt u kthyem nga spitali – ua ktheu plaku dhe vazhdoi të sqaronte- ku biri im u shërua dhe për herë të parë në jetën e tij i erdhi shikimi.”

Ilaqi Kur'anor per Sy
Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhon një ilaçi të quajtur "ilaç kur'anor" që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikimit të dobët pa ndërhyrje kirurgjike.

Sipas gazetës Ar-Raya, e cila botohet në Katar. "Ky medikament, i cili u përpilua nga mjeku egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrave të djersës njerëzore, kishte sukses në 99% të rasteve pa pasoja negative. Ilaçi kur'anor është regjistruar në Evropë dhe SHBA. Gjithashtu bëhet e ditur se kompania zvicerane këtë ilaç e prodhon në gjendje të lëngët dhe pika.
Burim i frymëzimit është nga Kur'ani përkatsisht nga kaptina Jusuf që gjendet në Kur'an.
Dr. Abdul Basit Muhammed theksoi se frymëzimin e mori nga kaptina Jusuf dhe tha: "Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 84 dhe ajetet që pasojnë"
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). "(Kur'an: Jusuf, 84.)
"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje". E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?" (Kur'an:Jusuf, 93-96.)
Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij Jusufin a.s., e për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluara të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s. Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.
Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa (aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj.
Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë në ditë. Kur arrita sukses në 99% të rasteve, thash në veten time:" Kjo është mrekulli e Kur'anit! "
Dr. Abdul Basti Muhammed rezultatet ua prezantoi institucioneve përkatëse në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë të bëjnë me patentimin e zbulimeve të reja. Pas provave dhe hulumtimeve të kryera, nënshkroi një kontratë me një kompani zvicerane, me kusht që në paketim të ilaçit në mënyrë të qartë të theksohet "ilaç kur'anor. Firma zvicerane pranoi kërkesën dhe filloi prodhimin e këtij ilaçi.
Allahu i Madhëruar në Kur'anin fisnik thotë: "Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim. " (Kur'an:El-Isra, 82.)

Ngjarje Interesante tre shokët që shkuan ta vizitojnë Nju Jorkun
Ata vendosën të qëndrojnë në hotel gjatë kësaj vizite. Ndodhi që dhoma e tyre u gjend në katin e 60-të. Për arsye sigurie Policia e hotelit në orën 00:00 do t'i mbyll ashensorët.
Kështu, në ditën tjetër, tre shokët morën me qira një veturë dhe dolën ta shihnin qytetin. Ata kënaqeshin duke parë filma, koncerte dhe gjëra të tjera gjatë gjithë ditës. Përnjëherë menduan se para orës 00:00 duhet të jenë në hotel. Kur arritën në hotel, ora ishte 00:00 e ca e natës.
Ashensorët ishin mbyllur. Nuk kishte mënyrë tjetër të shkohej në dhomën e tyre veçse të shkonin përmes shkallëve deri në katin e 60-të.
Papritmas, njëri nga shokët gjeti një ide.
Ai tha: për 20 katet e para, unë do të tregoj shaka. Pastaj një tjetër nga ne mund të thotë disa thënie të urta për 20 katet e tjera.
Së fundi, do t'i përfundojmë 20 katet e fundit me tregime trishtuese.
Kështu, i pari filloi të tregoj shaka të ndryshme duke u shoqëruar me qeshje dhe hare.
Tjetri filloi të tregoj këshilla të mençura që ishin mjaft inspiruese. Në këtë mënyrë arritën deri në katin e 40-të.
Por, tani ishte koha për tregimet trishtuese që do t’i tregonte shoku i tretë. Ai filloi në këtë mënyrë: "Tregimi im i parë trishtues është që e lashë çelësin e dhomës në veturë!!!"
Tani, çfarë do të thotë gjithë ky tregim?
Ky tregim i ngjan një cikli të jetës sonë. Për njëzet vitet e para të jetës sonë, ne e kalojmë kohën në shaka dhe duke u kënaqur me atë që është përreth. Pastaj, kur të arrijmë në të 20-tat, detyrohemi të punojmë, mund të martohemi, të kemi fëmijë dhe kjo është koha kur ne e përdorim mençurinë tonë. Dhe, nëse arrijmë të dyzetat, më në fund shohim flokët e thinjura dhe fillojmë të mendojmë që jetës sonë po i vjen fundi.
Andaj, është më mirë që të fillojmë jetën tonë në fillimin e hershëm, duke kujtuar vdekjen më shumë sesa të fillojmë të përgatitemi për atë në fund të jetës sonë.

Tetë gënjeshtrat e nënës sime
Dr. Mustafa Akkad
Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën... më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!
Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PARE.
Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Me një rast, falënderoj Allahun, arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e
ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E DYTE.
Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TRETE.
Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E KATERT.
Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e
papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E PESTE.
Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E GJASHTE.
Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E SHTATE.
Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam
dhembje!"... KJO ISHTE GENJESHTRA E SAJ E TETE.
Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.
Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj:
Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj.
Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj:
Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty.
Lute Allahun që ta falë dhe ta mëshirojë.
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Tregim për pendimin e vërtetë
Ky është një tregim interesant për fuqinë e teubes, pendimit të sinqertë te Allahu xh.sh. Një vajzë marokene Leila El Heuli ishte sëmurë nga kanceri dhe mjekët nuk ishin në gjendje që ta shërojnë.
Specialistët më të mirë të Europës nuk kishin më shpresa për shërimin e saj, madje edhe vetë Leila kishte humbur çdo shpresë, mirëpo Allahu, I lartmadhëruar qoftë Ai, I sheh gjendjet. Në vazhdim do ta lëmë vetë motrën tonë Leila që të tregojë për veten e saj.
Tregimi për shtimin e imanit, e treguar me fjalët vetiake, është marrë nga libri ‘Ata të cilët iu penduan Allahut’, të botuar në gjuhën frenge ndërsa autor është Ibrahim Abdullah el Hazemi. Leila tregon: Para nëntë vjetëve më kanë treguar se kam një sëmundje shumë të rëndë- kancerin, të gjithë e dinë se vetëm të përmendurit e këtij emri është tmerrues. Besimi im në Allahun ishte i dobët. Në përgjithësi kisha lënë anësh të përmendurit e Allahut dhe kam menduar se bukuria dhe shëndeti do të zgjasin tërë jetën. Kurrë nuk kam menduar se do të sëmurem nga kanceri. Kështu, kur jam njoftuar për sëmundjen që kisha, aq shumë u trondita nga brendia e shpirtit. Mendoja që të iki. Mirëpo ku? Ku mund të ik nga sëmundja e cila gjendet në mua? Madje kam menduar edhe për vetëvrasje!
Mirëpo, shumë e kam dashur burrin tim dhe fëmijët e mi. As që kam menduar për dënimin e Allahut nëse e bëjë atë mëkat, sepse ashtu siç thashë, kam qenë larg të përkujtuarit të Allahut. Dëshira e Allahut ishte që kjo sëmundje të jetë shkaku i udhëzimit tim, gjithashtu edhe shkak për udhëzimin e shumë njerëzve Shkova në Belgjikë ku vizitova shumë mjekë. Ata i thoshin burrit tim se së pari duhet t’mi largojnë gjinjtë, pastaj të shkoj në terapi të caktuara. E dija se terapitë do të bëjnë që të më bien flokët, vetullat dhe qerpikët do të humbin, se do të shkaktojnë paraqitjen e mjekrës në fytyrën time dhe që thonjtë dhe dhëmbët do të më bien. Kështu që përgjithësisht e hodha poshtë këtë zgjidhje.
Më mirë do të vdes me gjinjtë e mi, dhëmbët dhe me të gjitha të cilat Allahu më ka krijuar sesa pa to, thosha me vete. I luta mjekët që të më japin terapi tjetër e cila ka efekt më të vogël dhe atë e bënë. U ktheva prapë në Maroko. Shkoja në terapi dhe nuk kam pasur kurrfarë pasojash në trupin tim që më bënte shumë të lumtur. Mendoja: ndoshta mjekët kanë gabuar e ndoshta nuk e kam kancerin. Mirëpo, pas gjashtë muajve fillova të dobësohem, ngjyra ime filloi të ndryshojë dhe ndjenja dhembje të vogla. Mjeku im në Maroko më këshilloi që të kthehem në Europë dhe atë e bëra. Atje në Belgjikë arrita në katastrofë!
Mjekët i thanë burrit tim se sëmundja është përhapur në tërë trupin tim, se mushkëritë janë tërësisht të infektuar, dhe se nuk kanë kurrfarë zgjidhje për rastin tim. Thoshin: Më mirë është të merrni gruan tuaj dhe ta çoni në vendin tuaj që të vdesë atje. Burri im ishte i shokuar. Dhe në vend që të kthehet në Maroko, shkuam në Francë, duke menduar se atje do të gjejmë ndonjë zgjidhje. Mirëpo, në Francë asgjë më shumë se atë që e dëgjuam në Belgjikë. Në fund, vendosëm që të shkojmë në spital dhe të shkoj në operacion për largimin e gjinjve dhe të vazhdoj me terapi të fortë (të cilën ma përshkruan më herët mjekët).
Mirëpo, burri im mendonte për diçka për të cilën, për fat të keq, moti kohë kishim harruar, në diçka që ishte shumë larg nga mendjet tona. Allahu xh.sh. frymëzoi burrin tim që të më çojë në shtëpinë e shenjtë të Allahut në Mekke. Ndoshta do të mund të dalim para Allahut dhe ta lusim që të na ndihmojë të gjejmë zgjidhje prej këtij problemi. Lëshuam Parisin duke thënë: Allahu Ekber, La ilahe il-lall-llah. Isha shumë e lumtur sepse ishte hera e parë që po vizitoj shtëpinë e Allahut Qaben. Morra një Kuran nga Parisi, më parë as që e kisha afër vetes.
U nisëm për në Mekke. Kur kam hyrë në shtëpinë e Allahut, së pari herë e pashë Qaben, qajta shumë, pashë vendin në të cilin janë falur të Dërguarit e Allahut, Xhamia e shenjtë, shumë muslimanë, madhëri, dhunti dhe mëshirë e pastër e Allahut tim, Allahut. Qajta sepse me të gjitha këto nuk kam mundur të ballafaqohem, sepse më vinte keq për vitet e shkuara pa namaz dhe pa kërkimin e ndihmës së Allahut. Thoja: O Zot, mjekët ishin të pafuqishëm të më shërojnë Ti ke ilaçin për çdo sëmundje, të gjitha dyert para meje janë të mbyllura. Asgjë nuk më ka mbetur vetëm të kërkoj para Derës Tënde, të lutem o Zot, mos m’i mbyll dyert e Tua. Vazhdova të falem dhe t’i lutem Allahut deri sa sillesha rreth Qabes.
E luta që të mos më dëshpërojë dhe të më kthejë duarthatë. Ashtu siç thashë edhe më herët, në përgjithësi isha larguar nga feja e Allahut. Atje shkova edhe te dijetarët dhe i kam lutur të më udhëzojnë për disa libra dhe dua të cilat mund lehtë t’i mësoj. Më këshilluan që të mësoj gjithçka prej Kuranit. Poashtu më këshilluan që sa më shumë të bëj Tedhalle me ujin e zemzemit. (Tedhalla është pirja e një sasie të madhe të ujit deri sa uji nuk arrin në brinjë). Gjithashtu më këshilluan që të përmendi shumë Allahun dhe të çoj salavate pejgamberit s.a.v.s. Në vendin e shenjtë të Allahut ndjeja veten shumë të qetë dhe të rehatshme.
E luta burrin tim që të më lejojë të mos kthehem prapë në hotel dhe të qëndroj në Harem tërë kohën. Ai më lejoi. Në Harem afër meje ishin edhe disa motra nga Egjipti dhe Turqia të cilat më panë se shumë po qaj. Më pyetën për shkakun e qarjes time. U thashë se para se të vij në shtëpinë e Allahut, kurrë nuk kam menduar se aq shumë do ta dua. Gjithashtu u thashë se kam kancerin. Ato tërë kohën ishin me mua dhe nuk më linin të vetme. Gjithashtu kishin marrë leje nga burrat e tyre që të qëndrojnë me mua në xhami. Rrallë flinim. Kemi ngrënë sasi të vogla të ushqimit, mirëpo kemi pirë shumë ujë zemzemi.
Ashtu, siç ka thënë Muhammedi a.s.: Uji i zemzemit është për atë që pihet, nëse e pi me qëllim të shërimit, Allahu xh.sh. do të të shërojë. Nëse e pi për shkak të etjes, Allahu xh.sh. do ta shuajë etjen etj. Atëherë nuk kam ndier uri. Vazhduam të bënim tavaf dhe të lexojmë shumë Kuran. Ashtu kemi kaluar ditë dhe net. Kur erdha në shtëpinë e Allahut isha shumë e dobësuar, ndërsa pjesa e sipërme e trupit tim dhe gjinjtë e mi ishin mbushur me enjtësira gjaku dhe qelbi. Ajo ishte për shkak se kanceri ishte përhapur në tërë pjesën e gjinjve të mi.
Motrat më lutnin që të pastroj pjesën e sipërme të trupit me ujë zemzemi, ndërsa unë kisha frikë që atë pjesë ta prek. Kisha frikë të kujtoj sëmundjen, sepse atëherë sëmundja do të preokuponte mendjen time, në vend që të kujtohem në Allahun dhe t’i dorëzohem tërësisht. Prej atëherë rregullisht laja gjoksin tim, pa prekje direkte të pjesës me kancer. Pas pesë ditëve, shoqet e mia insistuan që tërë trupin ta lajë me ujë zemzemi. Në fillim refuzova. Mirëpo, diçka më shtynte që atë ta bëj. Ngadalë kam tentuar të kaloj nëpër pjesët të cilat nuk i kam larë, mbi gjoks. Sërish kisha frikë, mirëpo sërish ndjeva fuqinë e cila më detyroi që edhe njëherë të tentoj. Isha në hamendje. Pas tentimit të tretë, detyrova dorën time që të kalojë mbi pjesën e sipërme të trupit, dhe në fund, mbi gjoks.
Ndodhi diçka e pabesueshme - nuk kishte më enjtje të gjakut dhe qelbit!!! Nuk mundja të besoja në atë çka ndjeja. Preka edhe një herë gjoksin tim, ishte e vërtetë! Po, ishte e vërtetë! U dridha. Më ra ndërmend se caktimi i Allahut ishte që të bëjë çfarë të dojë Ai. E luta një shoqe timen që të prekë trupin tim me dorën e saj a ka enjtje. Ajo e bëri këtë dhe pastaj bërtiti: Allahu Ekber! Allahu Ekber!
Vrapova te burri im në hotel, e ngrita këmishën time dhe thash: Shiko mëshirën e Allahut! I tregova se çfarë kishte ndodhur dhe ai nuk mund të besonte. Qante pandërprerë. Tha: A e di se mjekët janë betuar se do të vdesësh për një afat prej tri javëve? Unë iu përgjigjesha: Fati është në duart e Allahut, qoftë Lartësuar Ai, askush nuk di se çfarë na sjell ardhmëria përveç Atij. Qëndruam në shtëpinë e shenjtë të Allahut një javë, duke falënderuar Allahun për Mëshirën e Tij të pafundme. Pastaj shkuam të vizitojmë xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine. Pas kësaj, udhëtuam në Francë.
Atje, mjekët u habitën dhe u befasuan shumë. A je ti personi i njëjtë - më pyetnin. Me krenari përgjigjesha: Po, ky është burri im, ne iu kthyem Allahut, dhe tash nuk i frikohem askujt përveç Allahut. Fati vjen prej Tij. Më thonin se unë jam një rast iI veçantë. Ata shprehën dëshirë që të më shikojnë përsëri. E bëmë sërish, dhe nuk gjetën asgjë. Më përpara, mezi merrja frymë nga të enjturit. Mirëpo kur shkova në shtëpinë e Allahut dhe e luta që të më shërojë, kanceri u zhduk tërësisht. Kërkova librat për biografinë e Muhammedit a.s., lexova shumë dhe qaja. Kam qarë duke më ardhur keq për atë që lëshova në jetë.
Kam lëshuar të kem dashurinë e Allahut dhe të Pejgamberit. Unë, rob i Allahut, e cila është dashur të dojë Allahun me tërë shpirtin tim, kam harxhuar dashurinë time, tërë këto vjet, në gjëra të kota të kësaj bote. Kam qarë për kohën e harxhuar larg Allahut, Krijuesit tim, për kohën të cilën të gjithë duhet ta harxhojmë në adhurimin e Tij, duke e dashur sinqerisht, duke shprehur dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij, pasimin e sunnetit të tij. Lus Allahun që të më falë mua, burrin tim dhe të gjithë muslimanët dhe të më pranojë si rob të sinqertë të Tij. Amin!
Përktheu nga boshnjakishtja:
Agim Avdiu

Gjashtë këshilla të dobishme
Një herë një njeri shkoi te dijetari dhe kërkoi këshillë nga ai. Dijetari i tha: “Po të t’i bësh këto gjashtë gjëra asnjë njeri nuk mund të të bëj keq ty”.
- Kur të bësh gjynah mos ha nga risku i Atij (Allahut)! A është e drejtë të hash nga riskun i Tij e pastaj të bësh padrejtësi?
- Po deshe ta kundërshtosh Atë, dil jashtë mbretërisë së Tij! A është e drejtë të jetosh në mbretërinë e Tij e më pas ta kundërshtosh Atë.
- Po deshe ta kundërshtosh Atë, mos bëj gjynahe në vende ku mund të të shohë Ai! Bëj gjynahe aty ku nuk të sheh dot! Nuk është e drejtë të jetosh në mbretërinë e Tij, të hash nga risku i Tij dhe të bësh gjynahe aty ku mund të të shoh Ai.
- Kur të vijë meleku që merr shpirtra, kërkoi atij leje derisa të bësh teube (pendohesh)! Atë melek nuk mund ta dëbosh dot, prandaj bëj teube para se të vij ai! Koha e duhur për të bërë teube është ky moment, sepse meleku që merr shpirtra vjen papritur.
- Kur të vijnë në varr dy melekët, Munkeri dhe Nekiri, për të të marrë në pyetje, dëboi ato që të mos marrin në pyetje! Njeriu që kërkoi këshillë tha: “Kjo gjë është e pamundur”. E dijetari tha: “Atëherë përgatiti që tani përgjigjet e pyetjeve të tyre”.
- Në Ditën e Kiametit kur Allahu xh.sh. të urdhërojë: “Ata që kanë bërë gjynahe të hyjnë në Xhehennem!” ti mos prano të shkosh! Burri tha: “Po atje nuk do të ma dëgjojnë fjalën”, pas kësaj njeriu e kuptoi menjëherë se çfarë donte t’i shpjegonte dijetari, menjëherë bëri teube dhe nuk doli nga fjala derisa ndërroi jetë.

Lotët e nënës
Kjo është një poezi që e ka shkruar një plakë, të cilën i biri e vendosi në shtëpinë e pleqve. Kaluan tre vite e ai nuk e vizitoi. Por, pa marrë parasysh, poezia është e mbushur me dashuri dhe mëshirë të nënës.
O Zot ruaji nënat tona, O Zot bëje këtë poezi mësim për gjithë djemtë dhe gratë e tyre të cilat i nxisin në mos dëgjim ndaj prindërve. Mirëpo historia përsëritet.
HAMDAN, HAMDAN. NËNA TË THËRRET
Ku je Hamdan, nëna të thërret, por ti nuk dëgjon thirrjen dhe rënkimin e saj?
Ti gjithmonë je i lidhur me zemrën time. Asnjëherë nuk më largohesh nga sytë e mi edhe kur i kam të mbyllur. Këto tre vite sytë e mi vajtuan, por nuk vërejta që më vizitove si të tjerët.
Kujto jetën tonë, kur të ngrita e të barta dhe askush nuk banoi në barkun tim përveç teje. Ndërsa kur u sëmureshe, unë kaloja tërë natën pranë teje duke mos fjetur. Nuk shijoja gjumë as ditën as natën.
Atë që kam dhuruar nga dashuria dhe përkujdesa ndaj teje ta kam dhënë, e ti u ndave prej meje edhe pse ishe shpresa ime më e madhe.
Por, çdo gjë humba atë ditë kur më largove dhe ia dhurove vetën tënde grua sate, duke i ofruar asaj dashuri të sinqertë ndërsa mua më le në dhembje.
Unë e di se ajo është e ashpër dhe të pengon duke të thënë: "Unë nuk e dua këtë plakë me ty."
Më le në mes të spitalit duke shpresuar dhe e di se ky është shpërblim për mirësinë time. Dhashtë Zoti me qenë shërbëtorja jote, vetëm të shohë çdo ditë të kënaqur.
Faleminderit djalë, faleminderit për mundin tënd! Lutem Allahut për ty çdo moment dhe për udhëzimin tënd.
Hamdan, Hamdan, nëna të thërret! Frikësohem se edhe ti do t'i thërret pasardhësit tu.
E luta mjekun që ta dorëzoj këtë letër me shkronjat e shkruara me lot.
Nëse vdes mos harro me lutje për mua me kërkuar falje, kjo është shpresa ime. Ujite dheun e varrit tim me lotët tu, por dije se atëherë nuk shërben pikëllimi dhe pendimi.

Tregim : Këpuca e Art
Një ditë të ftohtë dimri një grua e varfër pa një djalë të vogël i cili punonte si shërbëtor tek shtëpia e një pasaniku.
Djali i vogël po mërdhinte shumë ngase bënte shumë ftohtë dhe nuk kishte këpucë të vishte.
Gruas, megjithëse ishte shumë e varfër, i erdhi shume keq për djaloshin e vogël, ia bleu një palë këpucë dhe ia dhuroi atij.
Djaloshi megjithëse ishte i varfër, i mundi të gjitha vështirësitë dhe arriti të studionte. Më kalimin e viteve, falë aftësive të tij, arriti të bëhej komandant i flotës detare.
Djaloshi në asnjë moment të jetës së tij nuk e harroi gruan që e kishte ndihmuar atë kur ishte i vogël, duke ia dhuruar një palë këpucë. Një ditë ia dërgoi asaj, si dhuratë, një palë këpucë prej arit. Në pakon e këpucëve ia shkroi këto rreshta:
- Ai djalë i vogël të cilit i veshe një palë këpucë në kohën kur i kishin ngrirë këmbët nga i ftohti, po mundohet të ta shlyej borxhin. Të lutem më bën hallall hakun tënd! Mos më harro në duatë tuaja!

Tregim : Nëna me një sy
E kam pasur nënën me një sy ...
Shumë e kam urrejtur ... Sepse më vinte në situatë të pavolitshme.
Punonte si gjellëbërëse në shkollë për të na ushqyer.
Njëherë kur isha në shkollën fillore erdhi për të më parë. U shtanga nga pikëllimi, sepse nxënësit filluan të më thënë: "Uh, nëna yte ka vetëm një sy!"
Atëherë dëshiroja që mos të jem i gjallë e që nëna ime të zhdukej përgjithmonë nga jeta ime. Ditën tjetër plot pezëm i thashë: "Përse më përqesh? Përse nuk vdes?!"
Por ajo heshti, nuk thoshte asgjë ...
Nuk kisha vëmendje fare në ndjenjat e saj.
Dëshiroja të ikja nga shtëpia përgjithmonë.
Mësoja mirë dhe fitova stipendinë për studim në Singapor.
Shkova atje, studiova, u martova, bleva shtëpi, më lindën fëmijët dhe isha i lumtur në jetë.
Por, një ditë ... Erdhi nëna ime për të më vizituar, sepse me vite nuk më kishte parë e as nipërit e saj nuk i kishte parë.
Kur hapi derën time, fëmijët e mi filluan të qeshin ...
Bërtita: "Si ke mundur të vish për të m'i frikësuar fëmijët e mi?!
Humb, largohu. Nuk dëshiroj të shoh më kurrë!"
Krejt e qetë tha: "Ma bën hallall ... Si duket e kam habitur adresën", dhe u zhduk!
Një ditë më erdhi një letër nga shkolla për një takim familjar. Gënjeva bashkëshorten dhe i thashë se kam udhëtim zyrtar! Pas takimit, shkova në shtëpinë e vjetër ku kemi jetuar, thjeshtë nga kureshtja.
Fqinjët më lajmëruan se nëna më kishte vdekur. Nuk lëshova pikë loti. Më thanë se ma kishte lënë një letër ... E hapa:
"Djali im i dashur, mendova gjatë për ty ...
Ma bën hallall që erdha në Singapor dhe i frikësova fëmijët tu.
Isha e lumtur kur dëgjova që do të vije në takim.
Por nuk munda të ngrihesha nga krevati për të parë.
Ma bën hallall që në disa raste të kam sjellë në pozitë të palakmueshme në jetën tënde ...
A e di që kur ishe fëmijë ke pësuar aksident komunikacioni dhe pate humbur syrin.
Unë si çdo nënë tjetër nuk kam mundur të lë të rritesh me një sy . . .
Andaj ta dhurova syrin tim ...
Isha tejet e lumtur dhe krenare që fëmiu im mund ta shoh botën me këtë sy ... Me dashuri nëna yte ..."
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Tregim : Përse e lexojmë Kur'anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabishtë ?
Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo ditë, gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an.
Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme.
Një ditë nipi e pyeti gjyshin: 'Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti, por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin.
Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?
Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua nipit:
'Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe ma sjell prapë!'
Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha: 'Duhet të ecësh pak më shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë.
Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi.
Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë.
Plaku i tha: 'Nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet', dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.
Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur, por dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.
Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: 'E sheh gjysh, është e padobishme'.
Plaku ia ktheu: 'Shikoje shportën'.
Djaloshi shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte
ndryshe. Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë.
'Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona'.